Ka nderruar jete inxhinjeri i naftes i mirenjohuri Genc Melonashi.Genci Melonashi ka lindur më 1943 Bilisht, Korçë. Arsimin fillor e ka përfundur në vendlindje, ndërsa arsimin shtatëvjeçar dhe të mesëm në Kuçovë. Prej viteve 1964 ÷ 1969 vazhdoi arsimin e lartë në Fakultetin Gjeologji – Miniera, Tiranë dhe diplomohet inxhinier gjeolog nafte.
Prej vitit1969 ÷ 1979 Ndërmarrja Gjeofizike, Patos, inxh gjeolog.
dhe nga 1979 ÷ 1986 Instituti Gjeologjik i Naftës e i Gazit, Fier, shef i Kabinetit të Kolektorëve dhe Fizikës së Shtresës.
ne vitin 1986 ÷ 1999 Instituti Gjeologjik i Naftës e i Gazit, Fier, inxh. gjeolog.
Është marre me matjet gjeofizike dhe studimin e shtresave të naftës e të gazit.
Disa nga punimet studimore dhe shkencore, si drejtues ose me bashkëautor, të Inxh. Genci Melonashit janë : Përgjithësimi i vetive petrolitike të rezervuarit të naftës e të gazit në depozitimet e Tortonianit të Ultësirën Pranë Adriatike; Llogaritja e rezervave paraprake të naftës dhe gazit në shtratimin e Karbunarës; Llogaritja e rezervave paraprake të naftës dhe gazit në shtratimin e Hekalit; Mbi saktësimin e thellësive të shpimit të puseve në vendburimin Cakran dhe thellësitë e uljes së kollonës së shfrytëzimit në to; Disa probleme lidhur me kolektorin në brendësi të shtratimit të Cakranit dhe detyrat për zgjidhjen e tyre; Dukuritë petrografike të rezervuarëve karbonatik naftëgazmbajtës të Patos – Verbas, Cakran – Mollaj dhe Ballsh – Hekal, faktorët që i kontrollojnë lidhjet me naftëgazmbajtjen; Studim për vlerësimin gjeologo – kantjeral të vendburimit të gazo kondensatit Delvinë dhe investimet për zhvillimin e tij; Studim mbi kolektorin e pritshëm të rezervuarit karbonatik të strukturës së Ardenicës dhe nivelin e hapjes së prerjes gëlqerore të pusit Ardenica – 18; Përgjithësim gjeologo – gjeofizik i rajonit Kreshpan –Cakran (Krahu i ulur); Vlerësimi i tipit të kolektorit sipas kompleksit gjeologo – gjeofizik kantjeral dhe disa probleme që lidhen me hapjen dhe përvehtësimin e puseve; Relacion argumentonjës mbi nevojën e shpimit të puseve të cekët parametrik për zgjidhjen e problemit të porozitetit në prerjet karbonatike. etj.etj.
Ka botuar 4 artikuj shkencor në revistën “Nafta e Gazi” për probleme të fizikës së shtresës. Zotëron gjuhët e huaja rusisht, italisht, frëngjisht dhe anglisht. Është një njohës shumë i mirë i letërsisë dhe filozofisë botërore.

ING.GENCI MELONASHI

Trending