
Sot pashe lote ne syte e nje burri… Vajza e tij e re mori rruget e hirta e te panjohura te emigrimit…Si mijera djem e vajza te reja qe udhetojne rrugeve te Botes ne kerkim te se ardhmes, te shpreses, te mireqenies… Ate qe nuk ua jep dot Atdheu I tyre. Punen, te ardhurat dhe shpresen e se ardhmes…
Veshtroj me trishtim prindin, ne supet e te cilit barra e mungeses se femijeve rendonte teper…
Ç’ti thoshja? M’u kujtuan hapat e mi te zvargur ne aeroport kur percolla bijen time te vetme. Edhe me larg… Ne nje tjeter kontinent.
C’eshte ky mjerim qe ka rene ne vatrat tona?! Mblidhemi rreth tryezes gjithnje edhe me pak… Karriget bosh, vrastaret e shpirtrave tane…
Po na ikin filizat e gjelber, ndersa ne perdite e me teper mpakemi si trungje te thare. Pa asnje syth te celur…
Mblidhemi mbremjeve prane aparateve elektronike për ti pare e biseduar me ta. A thua cmallemi?! Nuk marrim nje puthje a perqafim, nuk ndjejme aromen e tyre. Femijet po na kthehen ne kukulla ekranesh. Ngushellojme njeri-tjetrin me sukseset e tyre ne dhe te huaj. Ne njerkedheun, pasi “Nene” s’u behet kurre…
Dhe keshtu harrojme se ditet, muajt, vitet e jetes rrokullisen dhimbshem pa lumturi… Dhe keshtu, me kete mall gerryes vrasim veten cdo dite nga pak…
Aurora Damini post fb.





You must be logged in to post a comment.