Nga Beqir SINA – Nju Jork�
WASHINGTON DC: (Bota sot – May 7, 2019) Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump, ka dekoruar me medaljen e “Mirënjohjes”, mbretëreshën e muzikës shqiptare, Nexhmije Pagarusha, shkruajn sot mediat sociale shqiptare në rrejtin Facebook.

Simbas tyre Çmimi i mirënjohjes iu akordua këngëtares Pagarusha përmes propozimit të një Akademie në Florida, i cili është çmim periodik vjetor që firmoset nga Presidenti amerikan për Personalitete që kanë impakt mbi njerëzit dhe shoqëritë e tyre, konkretisht në fushën e artit, raportoi edhe Axhensia e Lajmve Shqiptare ATSH.

Kjo axhensi thotë se vitin e kaluar në ceremoninë e organizuar për 85-vjetorin e artistes së madhe shqiptare në Akademinë e Arteve në Tiranë, nga Shoqata RessEgnatia dhe Unioni i Gazetarëve Shqiptarë, Presidenti Ilir Meta, nderojë me titullin « Naim Frashëri » Nexhmije Pagarushën në një mbrëmje ku morën phesë edhe personalitete të fushave të ndryshme nga Shqipëria dhe Kosova, familjarë, miq, artistë dhe artdashës.

Presidenti i Shqipërisë, Ilir Meta më 7 Maj 2018 ka patur një takim të veçantë, me këngëtaren e mirënjohur Nexhmije Pagarusha.

Ai i ka uruar 85 vjetorin evditëlindjes, së legjendës së muzikës së Kosovës, duke shprehur admirim për zërin e saj.

Presidenti e cilëson si të papërsëritshme dhe mbretëreshë të këngës shqiptare.

“Pata privilegjin e veçantë t’i uroj ditëlindjen e jetë sa më të gjatë Mbretëreshës së këngës shqiptare. Admirim e mirënjohje të thellë, për të gjitha emocionet dhe krenarinë që zëri i saj i ka dhuruar kombit në dekada. Gëzuar ditëlindjen, e papërsëritshmja, artistja jonë e madhe, Nexhmije Pagarusha!”, pati shkruar Meta, duke publikuar edhe fotografitë e takimit vitin e kaluar.

“Mirë se ju gjeta. Kurrë s’kam menduar që do të vijë ky moment kaq i rëndësishëm për mua, kaq i dashur, kaq e lumtur jam. Nuk di kush është më i kënaqur, unë që jam me ju, apo ju me mua”, u shpreh artistja e madhe do të raportonte ATSH nga Tirana.

Përndryshe Nexhmije Pagarusha ka lindur më 7 maj 1933, është një këngëtare dhe aktore shqiptare, e mbajtur si mbretëresha e muzikës shqiptare. Me një karrierë të ndritur Pagarusha është e njohur për interpretimet e saj të shkëlqyera në muzikën popullore dhe opera.

Nexhmije Pagarusha është këngëtare e njohur shqiptare apo siç njihet ndryshe si bilbili i Kosovës. Veç kësaj, ajo ka qenë edhe një aktore e suksesshme, si në film ashtu dhe në teatër.

Në Beograd vijoi shkollën e muzikës për solo kanto, të cilën ajo e la në vitin e tretë dhe nuk e vazhdoi më. Po ashtu në Beograd kishte paraqitjen e parë muzikore në skenë. Në vitin 1948 është pranuar soliste në Radio Prishtinë.

Bashkëpunoi edhe me këngëtarët nga Shqipëria dhe u paraqit edhe në Shqipëri me ansamblin “Shota” me rastin e një turneu. “Baresha” është një ndër kryeveprat e interpretimit të saj. Kjo këngë u kompozua nga bashkëshorti i saj Rexhep Mulliqi, me tekstin e poetit Rifat Kukaj.

Krahas karrierës së suksesshme, Nexhmije Pagarusha shquhet edhe për bukurinë e saj.

Trending