Ministria e Kulturës Elva Margatiti duket se ka qenë në dijeni për heqjen e germave nga fasada e godinës së Teatrit Kombëtar. Në një intervistë për RTV Ora ajo dha një justifikim të çuditshëm kur tha se shkronjat u hoqën sepse rrezikonin të lëndonin njerëz.
“Germat, në dijeninë time kanë pasur rrezikshmëri shembje siç ka e gjithë godina. Ndoshta duhet të presim që të krijojnë dëme në njerëz që të fillojmë të ndërgjegjësohemi” – thotë ministrja që harron se shkronjat kishin material “bukë peshku” dhe që nuk mund t’i bënin keq njeriu.
Ministrja e Kulturës justifikoi edhe deklaratën e saj të bërë më herët për restaurimin e Teatrit, por që tashmë duket se ka ndryshuar mendje.
“Unë kam thënë që nëse do të restaurohej ajo godinë, nuk i shtojmë një vlerë për të mbajtur një vëllim dhe për ta kthyer në materiale moderne. Të tilla objekte edhe transformohen, mund të ishte restauruar shumë kohë më para. Tani nëse e restaurojmë po restaurojmë thjesht një vëllim” – tha Margariti.
Mbrëmjen e së martës Aleanca për Mbrojtjen e Teatrit vendosi sërish në fasadën e murit shkronjat e Teatrit Kombëtar. ©LAPSI.al






You must be logged in to post a comment.