Futbolli në Shqipëri është pezulluar prej afro 1 muajsh, per shkak të situatës së jashtëzakonshme nga Koroanvirusi. Qeveria konfirmoi se nuk do të ketë ndihma për lojtarët dhe trajnerët dhe kjo është tema më e disktuar kohët e fundit. Lidhur deklaratat e Ramës apo edhe çështjen e pagave ka folur edhe presidenti i Kukësit, Safet Gjici, i cili në një lidhje direkt në “Skype” për “E diell”ndryshe nga kryeministri, ai mendon se futbolli duhet ndihmuar.
Kërkesa e klubeve – Në këto periudhë unë nuk kam qenë afër futbollit apo Federatës sepse kam qenë në krye të punëve në Bashki. Klubet kanë kontaktuar me FSHF-në dhe janë disa hipoteza, unë jam kundër mbylljes së kampionatit dhe vendosjes në fushë. Është jeta pastaj vijnë të tjerat. Le të fillojë kur të dojë, në fillim është jeta pastaj futbolli”.
Pagesat e lojtarëve? Nuk i kemi shpërndarë akoma pasi kjo varet nga Covid-19. Presim gjithashtu çfarë ndihmë do të na japi FSHF-ja, qeveria apo edhe UEFA. Ato 2.5 miliardë euro ku do shkojnë. Të gjitha klubet nuk mund t’i përballojnë këto shpenzime sepse është një dëm i madh që u është bërë klubeve”.
Raporti me FSHF- Siç është FSHF janë edhe strukturat e tjera. Nuk na i mbyll dorën askush. Klubi është pjesë e federatës. Liga po vepron sipas procedurave të vetave. Të gjitha klubet kanë bërë kërkesë për ndihmë. Ne e dimë gjëndjen dhe fondet. Liga tashmë ka marrë shumë kopetenca dhe besoj se do na bëjë ndonjë gjë më shumë sesa sot.
Olsi Rama te Kukësi?- Olsi e ka derën e hapur sepse ia ka marrë dorën këtyre punëve tani. Oferta që i kam bërë është ende në fuqi”, u shpreh Safet Gjici.
PANORAMASPORT.AL





You must be logged in to post a comment.