Per te miren e Shendetit mendor te njerezve!
Te nderuara media! Jeni me vlera te padiskutueshme. Vazhdoni te na informoni.zbavisni, inkurajoni. Ju lutem qe te vleni akoma me shume per ate çka kemi nevoje dhe per çka vertet meritoni, merrni parasysh ndoca sugjerime modeste:1-Kurseni skenat makabre, kercenimet, ndjellakeqesine, pershkrimin ne detaje deri ne tmerr e makabritet te menxyrave me arkivole e viktima njerezore2- Ju lutem, sa ta keni mundesi minimizoni shfaqjen ne ekran te fytyrave kobzeza, te zymta, kercenuese , gogoloide, qofshin keto ne majat e pushteteve kinse “ legjitime” apo atyre okulte. 3- Ju lutem eliminoni lajmet frekuente mbi uljen drastike te rrogave te futbollisteve. Kujt i plaaaaaasi!( Meqe ra fjala jam fans i apasionuar i futbollit per me se gjysem shekulli)4- Ju lutem mjaft me idiotet e tipit Kardashian dhe simotrat e tyre po aq idiote ketu e ne Kosove. Mjaft me perballimet e tyre shtepiako-heroike te Covid-it me armatime te tipit implant, buttox dhe te brendshme apo pa te brendshme qe çvleftesojne edhe fantazite me te vuajtura deficente5-Ju lutem më pak vleresime e analiza per Covid19 nga ”eksperte” -moderatore te tipit “ Blendi & Co”, dhe më shume, shume më shume eksperte, mjeke, specialiste, qe mbi te gjitha i leme te flasin. 6- Ju lutem më shume muzike, art, sport( filmuar para Covid-it), dashuri njerezore. Shkurt shumë, sa me shume Shpirt njerezor derdhur ne jete e krijimtari, si shpetimtari me i sprovuar i njerezimit perballe sfidave e katastrofave te mposhtura qe nga lindja e njerezimit e njerzillekut e deri me sot. 7- Ka dhe shume e shume te tjera por me kaq besoj kuptohet ç’duhet e ç’nuk duhet servirur e ngrohte ne keto dite sfiduese ndaj ftohtesise se vdekjes. Por sidomos mbi te gjitha keto: Optimizem, kurajo, shprese e besim! Ju lutem edhe nje here sa te jete e mundur. Me respekt, konsiderate dhe mbi te gjitha per te mirwn e shendetit mendor te te karantinuarve, te kontaminuarve, te vuajturve.Sinqerisht miqesisht e psikologjikisht Ylli Pango






You must be logged in to post a comment.