Edi Rama nuk po di ç’të bëjë me të pasurit e tij. I akuzuar prej shtatë vitesh se qëndron në pushtet vetëm për të mbrojtur interesat e tyre, kryeministri me sa duket e ka kuptuar, se në këtë kohë, kur varfëris po kanos të shndërrohet në kërcënim për jetën, ai nuk mund të mbajë më këtë imazh. Dhe të enjten në mbreëmje, në Open tek Eni Vasili, kryeministri përdori një zhargon që do ta kishin zili edhe radikalët më ekstremë të së majtës: “Shisni jahtet dhe vilat e treta dhe paguani puntorët” iu drejtua ai me një gjuhë të ashpër biznesmenëve më të mëdhenj të vendit (video poshte).Lojtës
Por, nervi i Ramës nuk shfaqej vetëm në thirrjen për të shitur pasurite e tyre të luksit. Nervozizmi i tij vërehej në fjalorin e përdorur duke e i etektuar si “Këta” ose “Këtyre” oligarkët pranë tij, me të njëjtën gjuhë që ai përdor edhe për mediat e kazanit dhe makinerinë e baltës së opozitës.
Ai ka quajtur kërkesa absurde në këtë kohë lufte ato të biznesit të madh për të mos paguar energjinë elektrike apo TVSH në në këtë kohë. “Ju nuk mund të suleni mbi arkën e shtetit për të marrë fitimin e munguar, ju nuk do të fitoni por do të humbni nga lufta” i është drejtuar ai më të pasurve të këtij vendi. “Fatura e dëmshpërblimit të këtyre është sa buxheti i gjithë pensioneve” ka shtuar ai.
Në stilin e vet të njohur për të kundërvënë grupime shqiptarësh përballë njëri tjetrit kryeministri tha ne në fokusin e tij janë të varfrit që mezi sigurojnë një rrogë dhe jo të pasurit (video poshtë)Lojtës Videosh00:0003:26
Por pasi konstaton këtë ndryshim radikal gjuhe dhe qëndrimesh natyrshëm lind pyetja: Pse ky transformim?
E vërteta është se, që më parë, Edi Rama e kishte vërejtur se pasi i ka joshur oligarkët pranë vetes me koncesione e tendera pa garë, pasi i kishte falur atyre mbi 100 milionë euro me përgjysmimin e tatimit mbi dividentin (linku poshtë), me qeverisjen e tij ai po e shpinte vendin drejt një konflikti mes të pasurve dhe të varfërve.
Si pasoj e kësaj muajt e fundit edhe pa ndodhur kriza e kovidit janë shtuar shumë jo vetëm nga opozitarët por edhe nga grupime radikale thirrjet për bojkotimin e produkteve të oligarkëve, si shenja me dukshme e këtij konflikti që po ravijëzohet në shoqëri.
Duke nuhatur këtë, kryeministri i thirri në tetor të vitit të shkuar 200 më të pasurit e vendit, për të thënë se ata duhet të silleshin në mënyrë më njerëzore ndaj kësaj klime që po krijohej kundër tyre.“Ju i keni dëgjuar ftesat për të djegur ndërmarrjet tuaja, bankat, bëhen ftesa për ti’u turrur shtëpive tuaja” u tha Rama biznesmenëve në 4 tetor. Ai iu propozoi atyre që të bëheshin lokomotiva morale të shoqërisë duke investuar nga paratë e tyre për më të pamundurit dhe më të vobektët duke “dhuruar” 2% të dividentit që ndajnë në fund të vitit për qëllime bamirësie .lapsi.al






You must be logged in to post a comment.