Që prej rasteve të para me Covid-19, qeveria shqiptare ndërmori masa drakoniane të kufizimit social, të cilat nuk ishin parë në vendet më të zhvilluara perëndimore.Tanimë që planifikohet një hapje graduale e aktiviteteve, në Komisionin Parlamentar të Ligjeve u miratuan tri amendamente që ngrenë jo pak shqetësime për të drejtat e njeriut. Propozimet u miratuan nga përfaqësuesit e opozitës, pa një process shqyrtimi, debati publik me ekspertë dhe grupe interesi. Sipas veprave penale, dënohesh deri në 15 vjet burg nëse vërtetohet një virus ka dalë nga trupi i një shkelësi ligji për të infektuar një person tjetër duke i shkaktuar vdekjen. “Vrasje me atentat me virus” ishte ideja që fillimisht u paralajmërua nga kryeministri Rama dhe tanimë u kthye në një vepër penale.

Dënimet më të lehta nisin që me rastin kur një person që ka Covid-19 del në rrugë, edhe nëse nuk është në dijeni që mbart virusin. 2 deri në 5 vjet burg do të dënohet personi që shkakton përhapjen e sëmundjes infektive. Dënimet rriten me 3 deri në 10 vjet burg, kur ai shkakton pasoja të rënda në shëndetin e një personi tjetër. Dhe kulmojnë me rastin kur ai i shkakton vdekjen një personi tjetër, që dënohet me 15 vjet burg.

Qeveria shqiptarë i konsideron këto masa si të domosdoshme në kuadër të hapjes graduale të qarkullimit të mjeteve dhe biznesve, megjithatë një debat i madh hapet sa i takon të drejtave të njeriut, ku zyrtarë të lartë të BE-së po kritikojnë masat e autokratëve si Viktor Orban.

Eamon Gilmore, Përfaqësuesi Special i Bashkimit Evropian për të Drejtat e Njeriut, i ka kushtuar pikërisht sot një koment çështjes së të drejtave të njeriut ku shprehet: “Të gjitha të drejtat e njeriut janë të ndërvarura dhe të pandara, dhe duhet të informojnë përgjigjen tonë ndaj krizës. Të drejtat e njeriut janë në thelb të betejës kundër COVID-19”.

SHEKULLI.AL

Trending