Belgjika ka numrin më të lartë të vdekjeve të përditshme nga koronavirusi për kokë banori, më shumë se cili vend tjetër në botë, ndërsa ministri i Shëndetësisë thotë se kjo ndodh pasi shteti është transparent me të dhënat.

Kombi evropian ka raportuar 4,857 vdekje nga koronavirusi që nga e enjtja, një rritje prej 417 brenda 24 orësh, pavarësisht se ka një popullsi relativisht të vogël prej 11.6 milion banorësh.
Por, ndryshe nga shumë prej fqinjve të saj evropianë, Belgjika numëron edhe vdekjet jashtë spitalit dhe vdekjet ku pacienti ka simptoma të koronavirusit edhe pse nuk është testuar.
Këto vdekje përbëjnë gati gjysmën e totalit të Belgjikës, që do të thotë se shkalla e vërtetë e vdekjeve të koronavirusit në vendet e tjera mund të jetë dyfishi i shifrave zyrtare nëse kjo mënyrë ndiqet edhe në vende të tjera.
Në fakt, Belgjika tani po vlerëson të paraqesë një tjetër shifër më të ulët të përditshëm, që mund të krahasohet me drejtësi me fqinjët e saj evropianë, raporton Wall Street Journal.
Sipas raportit të fundit nga Shërbimi Publik Federativ i Belgjikës për Shëndetin, vetëm 49 përqind e vdekjeve zyrtare të vendit kanë ndodhur në spital, ku rastet e koronavirusit janë konfirmuar.
49 përqind e vdekjeve të tjera janë regjistruar në shtëpi kujdesi, ndërsa rreth 1 përqind e rasteve vdiqën në shtëpi ose në vende të tjera.
Nga vdekjet që ndodhin në shtëpitë e përkujdesjes, 94 përqind nuk janë diagnostikuar me koronavirus por kishin simptoma të dyshuara.
Kjo do të thotë se vdekjet në vend do të ishin përgjysmuar, po të përdorej e njëjta metodë si vendet e tjera.
“Në Evropë, asnjë vend nuk llogaritet si të tjerët. Ne kemi metodën më të hollësishme”, tha ministri belg i shëndetësisë Maggie De Block për kanalin televiziv të lajmeve LN24.
Deklarata vjen pas paralajmërimeve të përsëritura nga zyrtarët në Francë, Spanjë, Itali dhe Britani të Madhe se vdekjet në azilet e pleqve po injorohen duke çuar në një ‘epidemi të fshehur’.
Vetëm në Mbretërinë e Bashkuar, 4,000 njerëz mendohet se kanë vdekur në të tilla strehë nga koronavirusi dhe nuk llogariten në mesin e 13,729 vdekjeve totale të vendit.
Një muaj më parë, kryetari i qytetit të Bergamos në Itali- epiqendrën e shpërthimit- lëshoi një paralajmërim të ngjashëm për shtëpitë e kujdesit.
“Ekzistojnë një numër i konsiderueshëm njerëzish që kanë vdekur, por vdekja e të cilëve nuk i është atribuar koronavirusit sepse ata vdiqën në shtëpi ose në një shtëpi pleqsh dhe kështu që ndaj tyre nuk ishin bërë analiza,” tha Giorgio Gori
Deri në fillim të prillit, Franca gjithashtu nuk kishte paraqitur të dhënat nga azilet, përpara se të raportonte 1,416 vdekje shtesë nga shtëpitë e kujdesit më 3 prill.
Sidoqoftë, shifra u dha ndërkohë që një e treta e shtëpive të përkujdesit nuk kishte ende raportime.
Ndërkohë, të dhënat e qeverisë rajonale në Spanjë sugjeruan që 57 përqind e numrit të vdekjeve të vendit nga virusi midis 8 marsit dhe 8 prillit ishin në shtëpi kujdesi, raportoi The Guardian.
Disa mjekë në Belgjikë janë ankuar se vdekjet e shkaktuara nga hipertensioni, diabeti, patologjitë kardiovaskulare dhe shkaqe të tjera janë përfshirë në kategorinë COVID-19.
Sidoqoftë, Emmanuel Andre, një zëdhënës i autoriteteve kombëtare të shëndetësisë, këmbënguli se metoda e gjerë e llogaritjes belge ‘është e nevojshme’.
Specialisti i virusit shpjegoi se ‘praktika e pranuar është që të merren parasysh rastet e dyshuara’ kur gjurmoni përhapjen e një epidemie.
Vdekjet e COVID-19 që u konfirmuan nga një test pozitiv kanë përfaqësuar vetëm rreth pesë përqind të atyre të raportuar nga shtëpitë e pleqve deri më tani, por Andre tha që rritja e testimit në të tilla mjedise do ta bënte normën shumë më të lartë ditët e ardhshme.
“Do të lejojë gjithashtu që autoritetet të matin më mirë shtrirjen e përhapjes së COVID-19”, shtoi ai.




You must be logged in to post a comment.