Themeluesi i Microsoft Bill Gates është i gatshëm të marrë përsipër shpenzimet e prodhimit të një vaksine kundër koronavirusit. Fondacioni “Bill dhe Melinda Gates”, më i pasuri privat në botë, i themeluar në vitin 2000, do të ndihmojnë për të gjetur paratë e nevojshme, në mënyrë që, pasi të jetë zhvilluar vaksina, të jetë e mundur që të prodhohet në një shkallë të gjerë, kështu për të mbuluar nevojat e të gjitha vendeve.
Vetë themeluesi i Microsoft e tha këtë në një intervistë për Times. Në blogun e tij zyrtar, disa ditë më parë, Gates tha se situata që ne po përjetojmë “është si një luftë botërore, përveç që të gjithë jemi në të njëjtën anë”.

Angazhimi i Gates
Gates tashmë kishte paralajmëruar për rreziqet e një pandemie globale vite më parë dhe e kishte përshkruan atë që po ndodh me Covid-19 si “makthi i tij më i keq”.
Manjati tha që ishte në kontakt me të gjitha programet më inovative të kërkimit të vaksinave, duke filluar nga ai i nisur nga Instituti Jenner i Universitetit të Oksfordit me pjesëmarrjen e një kompanie italiane, Advent-Irbm të Pomezia. “Nëse vaksina e tyre funksionon, unë dhe të tjerët në një konsorcium do të sigurojmë që do të ketë prodhim masiv,” siguroi Gates gjatë intervistës, duke lavdëruar kreun e institutit të kërkimit, virologun Sarah Gilbert.
Për momentin, qeveria Johnson i ka dhënë Institutit Jenne fonde të mjaftueshme që ai të vazhdojë “me shpejtësi të plotë”, por themeluesi i Microsoft tashmë po flet me kompanitë farmaceutike që të jenë gati për ta prodhuar atë në një shkallë të madhe shpejt nëse funksionon . Qëllimi, thotë ai, është të prodhojmë sa duhet prej tyre për të gjithë botën. “Për fat të mirë,” shton ai, “askush nga ata që punojnë në vaksina nuk presin të fitojnë para.”




You must be logged in to post a comment.