
Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, ka reaguar me anë të një postimi në profilin e tij në rrjetin social ‘Twitter’ teksa thotë se pas denoncimit të fakteve për fshehjen e numrit real të të vdekurve si pasojë e Covid-19 në Shqipëri, Kryeministrit Rama iu deshën dy ditë për t’u përgjigjur.
Sipas Bashës, Rama po fsheh të vërtetën, por e ka të kotë, pasi sipas kryedemokratit, askush nuk i beson më këtij kryeministri.
Pasi denoncimit të fakteve se gënjeu për numrin e viktimave të Covid-19, Ramës ju deshën dy ditë për t’u përgjigjur. Dy ditë përpjekje për të manipuluar faktet dhe për të fshehur të vërtetën që pamë të gjithë. E ka kot sepse askush nuk i beson më!
Kush gënjen për një çështje kaq të ndjeshme, gënjen për gjithçka. Shqiptarët kanë nevojë për një qeveri që punon për ta dhe nuk merret me gënjeshtra natë e ditë.





