Nga Ilir Demalia

Historia dhe historianët Shqipëtarë, edhe sot pas 108 vjetësh të krijimit të Shtetit Shqiptar, nuk kanë mundur të krijonë një histori mbi bazë të studimeve dhe pranimit të përplasjeve të aktorëve për ngjarje të historisë por kanë eleminuar këto për të paraqitur një histori puritane me të pavërtetave dhe fallsifikuara sipas shërbim-sunduesve.

Historianët shqiptarë, nuk pranonjnë ta pasurojnë historinë me fakte te reja, opinione të përplasjeve të aktorëve dhe faktorëve të historisë. Fatkeqsisht historia shqiptare zyrtarisht dhe nëpër shkolla sundohet edhe sot nga historia e ndërtuar gjatë regjimit komunist.

Si popull, për figura kombëtare ne kemi krijuar tabu, “nuk mund të preken”!!! Shoqëritë moderne dhe të shteteve të konsoliduara janë gjithmonë në ushtrim të pasurimit historisë me fakte, dokumenta e.t.c

Historia e personazheve hitostorikë si mite historike është përrallë historike e popujve të pazhvilluar.

Nga libri “Guri i fundit i dominosë” f.8
“Historia e shteteve të konsoliduara nuk bëhet mbi bazën e “fitimtarëve”, apo më keq, ideologjive. Ajo natyrshëm zhvillohet në përpjekjet dhe përplasjet sociale, politike, ekonomike, kulturore, duke u analizuar paanshmërisht si shkencë historike.
Po t’i hedhim një vështrim të shpejtë historisë së Shqipërisë, ajo është një rrëmujë e mjegull, me dokumente të zhdukura, me ngjarje të falsifikuara, duke djegur thesare të kulturës shqiptare, ndërtuar e shëmbur, groposur e varrosur sipas ideologjive sunduese nga historianët përfaqësues të këtyre ideologjive, që edhe sot vazhdojnë të mbrojnë, dhe jo vetëm ta mbrojnë, por dhe ta aplikojnë si histori në shkollat për edukimin e brezit të ri.”

Britaniku Edward Hallett Carr, historian, diplomat, gazetar dhe një nga njerzit më të çmuar si teoricien i mardhënieve ndërkombëtare, ka shkruar: “Historiani pa faktet e tij dhe argumentet është pa rrënjë dhe i kotë; faktet pa historianin e tyre janë të vdekura dhe të pakuptimta. ”
Eduart Hallen Carr.

Ja dy figura të luftës dhe pavarsisië Shqipërisë, marathon imja të saj, dhe dy prej përfaqsuesve më të lartë te kulturës dhe civilizimit me frymë oksidentale të historisë shqiptare, Konica, Noli, se çfarë na kanë shkruar për Ismail Bej Qemalin gjatë viteve të pavarsisë dhe më pas.

Faik Konica shkruan për Ismail Qemalin

Të krijuar në “28 Vjesht’ e Tretë, 13 Qershuar 1917 dhe e publikuar në “Kuvendi”, Romë, 30 Nëntor 1919”,

Faik Konica e përshkruan aksionin e Ismail Qemal Vlorës sikur ai, vetëm kur Turqia e humbi luftën, “doli nga vrima, u hoth në Bukuresht, e andej në Vjenë ku, që të përdorim një fjalë të popullit, “i kish rënë era kërmë”.

“Plaku zemërthatë e i vdekur nga çdo ndjenjë, s’humbi kohë me përralla idealiste, po nisi të shtrojë listën e harxheve: harxhe që s’kish në mendje t’i bëjë, as i bëri kurrë. Berchtold-i, kërrusur nën barrën e mejtimeve, s’kishte nge të bëjë pazarllëqe…, po me sy të mbyllur dha ç’i kërkuan. Ismail Qemali, torbën me flori nën sqetull, edhe doli në Durrës. Atje mblodhi edhe ca njerëz të tjerë, edhe të gjithë, ca kaluar e ca më këmbë, ca në qerre të hequra prej buajsh, u nisnë për në Vlorë.”

Kjo karvanë, e përzierë, e varfër, e qelbur… Ismail Qemali, i ngrysur e i rëndë, me maskën e Moisiut të ngjitur mirë në faqe, mbahej si një profet i theatros edhe kalonte pa folur…

Padyshim, më 28 të Vjeshtës së Tretë 1912, kur dora thonjë-mbrehur e tij ngriti në Vlorë flamurin e vjetër të Skënder-beut, katërqint vjet të harruar, çasti i math për Shqipërinë ka qënë edhe më i bukuri në jetë të turbulluar t’Ismail Qemalit. Sikur të kish vdekur të nesërmen, do të kish mbetur i rritur dhe i paharruar në zemër të popullit. Po rrojti. Rrojti mjaft sa të çbëjë me rrënjë atë që kish nisur edhe sa t’a ndyjë flamurin gjithë me atë dorë me të cilën e kish ngrijtur”.

E poshtër moralisht, sjellja e tij ish-politikisht e lajthitur” dhe se i “nxiu vetëdijat e Shqipëtarëve që prisjin dritë, edhe fëlliqi flamurin t’onë në sy të botës. Pakë nga pakë i dolli turpi, hoqi maskën, u duk hajduti sheshit, gjer sa më në funt një oficer i Holandës i vuri hekurat në dorë e, mes dy zaptiesh me sungji përpjetë, e futi në vapor edhe e nxori për gjithnjë nga sheshi i politikës”.

Fan Noli, në numurin e 166 të fletores Dielli më 16 të vjeshtës së parë 1912 shkruan:

“Për ta nisur me Ismailin, -se siç thotë fjala frenge “a tout seigneur tout honneur”- si, si mor Shqipëtarë pikë -vrarë e të humbur, i kini besë këtij njeriu dhe e dërgoni në Parlament? Përse nukë hidhni një sy në jetën e tij të shkuar, që ishte një Iliadë çarllatanësh, batalçillëkesh dhe tradhëtirash? Përse nukë pyesni ç’ka bërë për Shqipërinë deri më tani? A është nevoja të ndyej pendën që t’ua thomë unë? Ky kallpozan s’ka bërë në jetë të tij tjetër tjatër gjë veç të shesë yje të Shqipërisë në kumpanira italiane, kongresë dhe kryengritjera Liberalëve, dhe të gënjejë Grekët duke i falur Epirin. Per Shqipërinë s’ka hapur kurrë gojën botërisht as në Parllament, as ner gazetat shqipe, as në të huajtë. Kur shaheshin në Gegëri pa mëshirë, Ismaili heshte, dhe bënte hesap sa para dhe fitime mund të nxierrë nga këto turbullime. U sull në Mal të Zi dukë këshilluar Toskëve të heshtin e të mos i turbullejnë hesapet. Tregtoje gjakun e Malësorëve dhe pastaj u tha Toskëve që është të ngrihen. Sivjet gjith’ashtu u-zotua që do ta çlironte fare Shqipërinë me një kryengritje. I bëri të dyja, u’a shiti Liberalëve, mori paratë i futi në xhept, shkoj nga Korfuzi ku i shiguroj Grekët që Epiri është i tyre, dolli në Vlorë ku i këshilloj që të mos kërkojnë gjëra që mund t’u jipen. Pas këtyre të gjitha Myzeqarët munt t’a besojnë për njeri të math Ismailin e t’a zgjedhin deputet, Shqipëtarët e vertetë s’duhet ta bëjnë kabull as t’a pështyjnë.”

Trending