
Diego Armando Maradona ka ndërruar jetë. Shuhet legjenda argjentinase. Ylli i futbollist ka pësuar një arrest kardiak pasditen e sotme dhe fakteqësisht ka ndërruar jetë. Mësohet se Maradona po merrte veten pas ndërhyrjes kirurgjikale që kreu në kokë, por shëndeti i tij është përkeqësuar. Gjiganti Maradona ka pësuar arrest kardiak dhe pavarësisht përpjekjes së mjekëve për ta shpëtuar, nuk ia dalë dot mbanë. Legjenda argjentinase mbylli sytë në moshën 60-vjeçare. Maradona pak kohë më parë ishte operuar në tru teksa duket se nuk ka mundur t’i rezistojë rekuperimit nga ndërhyrja. Këtë e kanë konfirmuar mediat argjentinase “Clarin” teksa shkruajnë se ai ka pësuar një arrest kardiak



