
Kryeministri Edi Rama ka reaguar përmes një postimi në Twitter lidhur me vendimin e këshillit bashkak në Kukës për heqjen e titullit ‘Qytetar Nderi’ për publicistin e njohur Veton Surroi.
Kreu i qeverisë e ka konsideruar vendimin, ‘ një lajthitje kolektive’ ndërsa nuk ka kursyer as akuzat ndaj Presidentit të Republikës
Ndiq live tviliria duke klikuar ketu te butoni ose na ndiq ne tvalb kanali 32 ose nimi tv 249
Gezuar festat e fundvitit
“Vendimi i Këshillit të Qarkut të Kukësit për heqjen e titullit “Qytetar Nderi” Veton Surroit është një lajthitje kolektive që uroj Prefekti do ta refuzojë! Ndërkohë parlamenti duhet të ndërhyjë për ta normuar njëherë e mirë çështjen e titujve e të medaljeve.
Ky vend s’mund të jetë një planet më vete brenda botës që e ka sistemuar me kohë e me vakt këtë punë, ku s’ka president që jep medalje për heronjtë e luftrave të shkuara se kështu i thotë koka dhe s’ka këshill që ia heq titullin dikujt me kërkesë të disave! Boll me këtë absurd!” shkruan Rama.



