
Vigjlje e trazuar e Champions në shtëpinë e Inter. Skqadra e Contes është zgjuar në orën 4 të mëngjesit të sotëm nga një grup tifozësh të Borussia Moenchengladbach, që janë mbledhur para hotelit të zikaltërve e kanë nisur të ndricojnë zonën me një seri fishekzjarresh të stilit Viti i Ri, që zgjatën për rreth 5′ minuta. Një befasi që natyrisht i ka prishur gjumin Lukakut e të tjerëve.
Në hyrje të hoteli u vendos gjithashtu e më pas u hoq një parrullë që shkrunte “Mos harro Inter, gjërat shkojnë më mirë me një Coca”. Gjithnjë para hotelit tifozët e Borussias kanë hedhur edhe një numër të madh kanacesh bosh Coca Cola. Referimi është për ndeshjen historike të 49 viteve më parë, kur Inter mori të drejtën të riluante (në Berlin, përfundoi 0-0) një ndeshjen me Borussian të humbur 7-1 pasi sulmuesi Roberto Boninsegna u godit pikërisht nga një kanace Coca Cola e hedhur nga tribuna.
Kundër gjermanëve, Inter luan shansin e fundit për të rikapur trenin për kualifikimin në 1/8 e Champions. Skuadra e Conte pas 4 raudnesh është e fundit me 2 pikë në grupin B, -6 nga Gladbach, e -5 nga Real Madrid e -2 nga Shakhtar Donetsk. Duhet të fitojë me cdo kusht dy ndeshjet e fundit (e mbyll në San Siro me ukrainasit) e të shpresojë se Real do ti fitojë të dyja, do ti humbasë të dyja, ose të paktën të mundë Borussian.



