
Portieri i Shqipërisë, Etrit Berisha, është shtruar në spital. Gardiani i SPAL-it dhe kombëtares është infektuar nga koronavirusi, ndërsa klubi italian raporton se 31-vjeçari është dërguar në klinikën e Konas.
Nuk dihet gjendja e saktë e gardianit të kombëtares sonë, por shtrimi në spital është një shenjë jo e mirë për mënyrën sesi po e përballon ai infektimin. Lajmin e shtrimit e bën të ditur SPAL që thekson se Berisha do të kryejë disa testime klinike.




You must be logged in to post a comment.