
Mar shkas nga një status i Dr Erion Dasho, të bëj një replikë me ty, kryeministër i vendit tim , pasi lexova se e paske qarë “pikturën” e radhës tek Forbes (e Francës).Sipas teje zoti kryeministër, Shqipëria qenka ndër vendet më pak të prekura nga Coronavirusi, (falë teje, se përndryshe edhe unë që po shkruaj për ty, do isha në arkivol bashkë me mijëra të tjerë) pavarësisht se janë mijëra vetë që lëngojnë nëpër shtëpi, mjekohen me whatsap, pasi mjekët e familjes nuk janë të pajisur me veshjet mbrojtëse, nuk bëjnë dot egzaminimet, e janë zhytur në borxhe për të mbajtur frymën gjallë pasi qeratë e makinave që prodhojnë oksigjen kanë kapur tarifën e 300 euro për muaj (mua më është dashur gjithmonë të kërkoj në institucionet somaleze për statistika per tu ndjerë krenar).Zoti kryeministër ti shprehesh se ti e komiteti i yt, gjoja me shpejtësi e vlerësuat rëndësinë e situatës duke ndjekur nga afër përkeqësimin e shëndetit të fqinjëve tanë italianë, mgjths realisht fillimi i pandemisë na gjeti me duart nga qielli, me maska të skaduara , pa veshje mbrojtëse e më e keqja pa asnjë strategji përveç padurimit të ardhjes të rastit të parë me COVID-19 .Ti z.kryeministër shprehesh krenar që paske zbatuar karantinën në kohën kur në Shqipëri kishte 4-5 raste në ditë lor harron se ke hapur gjithcka kur rastet e infektimeve janë 200 fishuar !!Ty të paska mbetur pak peng që “ke mbyllur kantjeret e ndërtimit” , mgjths po abuzon me financat shqiptarëve në momentet më të zeza për ta , po abuzon të shëndetshmit, të sëmurët, të vdekurit.Madje ti z. Kryeministër di të lëvdohesh edhe me mjerimin e tënd e të komitetit të tënd, sepse pas 9 muajsh epidemi nuk keni ende asnje strategji reale për të ulur infektimet, zbuluar e mbyllur vatra të tilla, nuk keni asnje transparencë me numrin e shtretëve spitalorë e aq më pak me shtretërit e terapisë intensive, të cilët Franca i përditëson .Z. Kryeministër, ti dhe komiteti yt akoma nuk po ju spjegoni shqiptarëve ( pse jo edhe francezëve) se përse numri i fataliteteve në terapinë intensive në spitalet (me standarte franceze e gjermane
të Shqipërisë) është më i larti në botë (99-100%)!Dhe së fundmi zoti kryeministër, mqns keni folur për forbes.fr, mqns keni jetuar e madje jeni mpleksur keq me probleme në Francë në vitet 90, a keni dëgjuar për Victor Hygo ?Ka një vepër lapidare , Les Miserables.Personazhi i Hygoit, Monsieur Thénardier të ngjason ca si shumë … !E fundit, se desh harrova; urime për ambiciet, je shumë afër (pa shaka kjo) !
ILIR ALLKJA MJEK NE TIRANE



