Albanian Football President Armand Duka says Christian Panucci will never  become a coach - Oculus News

Presidenti i FSHF-së, Armand Duka ka vlerësuar si pozitive aventurën e Kombëtares shqiptare në Nations League, ku kuqezinjtë u renditën të parët e grupit.

Gjatë një interviste për SYRI TV, Duka shprehu besimin se Edi Reja do të vazhdojë të jetë pjesë e përfaqësueses edhe në eliminatoret e Botërorit 2022.

Advertisements

“Përfaqësimi në Nations League ishte shumë i mirë. Saqë ne u renditëm të parët në grup, objektivi është arritur madje trajneri Reja plotësoi edhe objektivin tjetër të prurjeve në Kombëtare. Këto na japin më shumë besim për të filluar eliminatoret e Botërorit megjithëse është shumë e vështirë kualifikimi pasi kalojnë vetëm 13 përfaqësuese evropiane. Objektivi ynë ngelet Europiani i 2024.

Reja? “Trajneri ka dhënë më të mirën. Reja do të vazhdojë të jetë trajner i Kombëtares dhe do të nisim me të njëjtin staf eliminatoret e Botërorit”, tha Duka.SYRI.TV

Trending