Ishte 7 dhjetori i 1941. Ditë e Diel. Zëri i radios thyente qetësinë e mbrëmjes duke dhënë një lajm të papritur dhe tronditës. Një valë prej 189 avionësh luftarakë japonezë kishin sulmuar papritur bazën ushtarake detare në Pearl Harbor.

170 aeroplanë amerikanë ishin shkatërruar pa arritur të ngriheshin në ajër. 19 anije luftarake amerikane kishin dalë jashtë përdorimit, 2400 oficerë të vrarë dhe 300 të tjerë të plagosur. Ishte katastrofa më e madhe që kishte ndodhur ndonjeherë në historinë e forcave të armatosura të Amerikës.

2

Lajmi u dëgjua nga një milion familje amerikane. Qytetarët amerikanë u shokuan. Lajmi i tmerrshëm vazhdoi të përsëritej tërë atë pasdite dhjetori deri natën vonë. Shpërndarësit e gazetave nëpër rrugë thërrisnin: Ekstra! Ekstra! Gazetat shpërndanin lajmin tek ata që nuk e kishin dëgjuar në radio.Të nesërmen në orën 12.30 të pasdites Shtetet e Bashkuara dhanë përgjigjen e tyre.Amerika i shpall lufte Japonise dhe prej ketu fati i luftes do ndryshonte duke futur dhe ameriken ne lufte per te kthyer ne favor forcat atlantike kunder bishes nazi fashiste.

Trending