
Një efektiv i policisë ka mbetur i lënduar gjatë protestës së sotme. Si pasojë e gurëve dhe kapsollave të hedhura në drejtim të punonjësve të policisë nga turma e protestuesve është dëmtuar në pjesën e syrit nga një kapsollë një Specialist për Hetimin e Krimit në Komisariatin Nr.1. Efektivi është transportuar menjeherë për ndihmë mjeksore për në spitalin “Nënë Tereza”.
Ndërkohë në bilancin e protestës së sotme ka dhjetëra qytetarë të shoqëruar dhe shumë rrugë të kryeqytetit të tejmbushura me gaz lotsjellës.




