
Nga Arben Velo
Kur kaloj rrugës teposhtë për nga Tv Kombi, më duket sikur ti Fatmir Xhelilaj( ne të quanim F.XH.)del përballë meje, ashtu i qeshur, me humorin si lulelakër në buzë, me biçikletën që më shumë e shoqëroje përdore, ( sepse doje ti takoje të gjithë bashkëqytetarët e tu në dorë dhe t’i ushqeje me humorin tënd) Kur eci pra në atë rrugë që lidhet si një fjongo me rrugicën e shtëpisë tënde, më duket sikur Ti kërkon të sjellësh humorin ende të parrëfyer që të ka ngecur me vehte atje në parajsë e që zgjatet si një mall I bardhë dhe mjegull e hirtë, jo vetëm në këtë pjesë rruge, por përgjatë gjithë Fierit dhe me gjerë. Ti sot ke ditën e lindjes Fatmiri ynë. Ditës sot duket sikur I kanë plasur duart nga I ftohti i mungesës tënde. Orëve ju dhëmbin shpatullat e ftohta, ndërsa zëri yt reciton poezinë kushtuar babait,familjes, qytetit. Ti bëhesh gati për një projekt të ri për teatrin e kukullave ,mendon se si të shkruash një tekst të ri për festat e fundvitit në programin e Tv Kombit.
Ndërsa je duke punuar me skeçet aq shumë të mirëpritura prej nesh për ta na i servirur në natën e ndërrimit të viteve. Jemi mësuar me Ty, me sedrën tënde për të krijuar art dhe qytetari, më përkushtimin tënd shumëvjecar , të pjekur dhe të çimentuar me vlerat që fatmirësisht i kishe A jemi mirë Fatmir? pyesnim Ty, ndërsa bëheshin gati për të dalë në transmetim të drejtpërdrejt në ekranin e TV Kombi. Dhe Ti I gatshëm rendje sa në dhomën e montazhit, këpusje batutën tënde të rastit me Altinin,Ilirin, dhe pastaj rendje nga dhoma e transmetimit duke vijuar sa shakatë me kripë aq dhe këshillat me piper për Arturin, Klajdin, Edmondin etj E ndërsa Odisea, Klodi,Iliri Diana, Majlinda, Dori,Enkeljeda bëheshin gati të futeshin në transmetim, Ti përkëdhelje fletët e bardha ku kishe hedhur mendimin tënd , I jepje një të shkundur seriozitetit dhe me zërin që nuk trembje kurrë as shpendët thoshe:” Gati, Jeni mirë dhe suksese” Pastaj Ti i drejtoheshe kameramanëve, Neros, Nuriut, Pëllumbit, Kanes, Gjergjit, Ladit,’Ej djema, gatiii! E ndërsa sot kaloj rrugës që lidhet si një fjongo me rrugicën e shtëpisë tënde, në këtë ditë kur Ti duhej të festoje ditëlindjen miku ynë I mirë Fatmir, sdi pse më trembën fjalët nga një gulc që më mblidhet në grykë,..
Më kujtohet sot një prej rrëfimeve të tua që nuk u realizua dot artistikisht dhe ngeli në letër, Prag viti I ri në kohën e diktaturës. Banorët e një fshati në Mallakastër prisnin të ndahej mishi me racion për të festuar ndërrimin e vitit. Ishte data 28 Dhjetor. Në mbledhjen e kryesisë së kooperativës ishte vendosur që të therej një nga dy qetë që kishte Ziniu,( personazh si emër ky) Gjithë fshati e mori vesh që do të therej kau. Kaloi 28, kaloi edhe data 29 e 30 dhe ende në dyqanin e fshatit, nuk kishte mbërritur mishi. Të shqetësuar amvisat shkuan pranë stallës dhe gjetën atje qerrëtarin duke e mprehur kaun në qerre,Dhe kur pra, dy ditë para vitit të ri. Dhe Ti e përmbyllje bukur rrëfimin tënd. Duke imituar dhe zhurmën e qerres dhe thënien proverbiale të karrocierit.“ Ohuuuu, ky ka dhe tre rrugë me dru për të mbajtur pastaj të shohim për ta therur…!” Fatmir.! Qofsh I parajsës. Ti kishe dhe shumë rrugë për të bërë, me bicikletën tënde prej dore. Kishe për të takuar këto ditë miq, bashkëqytetarë, të panjohur ,që kishin nevojë të kalonin jo vetëm ndërrimin e viteve me humorin tënd.Por vdekja, të rrëmbeu, të bëri kurbanin e saj, në pragun e ndërrimit të viteve dhe nuk na la ne të uronim;”Edhe 100 Fatmir”!E ndiej që Ti qesh me vdekjen dhe na thua’’ Ouuuu unë e di se sa po ofshan kjo vdekje! Ka ngelur e zhgënjyer prej meje. Unë I tregoj barcaleta , asaj I bie të fikët nga inati. Ndërsa unë ta dini miqtë e mi, Unë vijoj të qesh e qesh,,si përherë”!




You must be logged in to post a comment.