
Një fitore që i duhej Bylis më shumë se cdo herë. Mallakastriotët kanë mposhtur Apoloninë, në sfidën e javës së 11-të të Kategorisë Superiore, me rezultatin 3-1, duke iu afruar tashmë grupit të skuadrave, në tentativë për tu larguar nga zona e playout. Një triumf i rëndësishëm në derbi për skuadrën e Dovedan, që i ngjit ballshiotët në kuotën e 11 pikëve, ndërkohë që fierakët, mbeten të fundit me 5 pikë në 11 ndeshje.Dygolësh i Antoni Beji, që po tërheq tashmë skuadrën e Dovedan, që po vuan për të dalë nga vështirësitë. Sulmuesi hapi serinë e golave në të 22, ndërsa siguroi rezultatin në minutën e 52, duke përfituar nga një rrëmujë në zonën fierake. Golin e tretë për ballshiotët e reealizoi Hadroji, falë një depërtimi nga e djathta që u finalizua me një goditje të saktë.Në një terren tepër të vështirë, të shkaktuar nga reshjet e shumta, dy skuadrat u munduan të japin më të mirën. Apolonia dështoi të ishte e rrezikshme dhe vetëm Mihana nuk mjafton. Edhe goli i vetëm për bardhejeshilët u shënua nga vetë ballshiotët, me kapitenin Ymeralilaj që devijoi në portën e tij krosimin e Gjatës. Bylis tashmë fundos një kundërshtar si Apolonia dhe përfiton edhe nga humbja e Skënderbeut, duke qenë tashmë 3 pikë larg zonës së sigurisë.



