Sot ne programin Red Light te moderatorit Gezim Muhaj ishte i ftuar specialisti i marines shqiptare kapiten Artur Mecollari.

Advertisements

Kapiten i rangut të parë (L) Dr. Artur Meçollari, ish-zëvendëskomandant i Forcës Detare / Rojes Bregdetare (ish-komandant në detyrë), ka nje karrier 36 vjecare ne Forcat e Armatosura te RSH. Ai eshte diplomuar nga Akademia e Detrisë, Vlorë dhe më pas në tre shkolla të ndryshme pasuniversitare në SHBA të financuara nga Qeveria e SHBA (Naval Staff Collage and Naval Command Collage at Naval War Collage, Newport, RI, dhe ne Joint Forces Staf Collage, Norfolk, VA, si dhe disa kurse trajnimi. Gjatë karrierës ka shërbyer në të gjitha nivelet e drejtimit dhe shtabeve në Forcat Detare, si dhe në Forcat e Armatosura, të cilat përfshinë Komandant i Gjuajtësit të Madhë Detar (F-322) (corvet), Shef i Shtabit të Distriktit Detar, Vlorë, Komandant i Grupit Luftarak, Pashaliman, Komandant i Flotiljes Detare Jugore, Pashaliman, Zëvendëskomandant i Forcës Detare (dy here), si dhe komandant në detyrë i Forcës Detare / Rojes Bregdetare. Gjithashtu ka shërbyer në Shtabin e Përgjithshëm të FA, Pedagog në Akademinë e Detarisë, Vlore, si dhe te Forcave te Armatosura, Tirane, Drejtor i Drejtorisë së Inspektimit në Mninistrine e Mbrojjes (dy here) dhe një vit mision në Resolute Suport Mission në Kabul, Afganistan (Senior Human Resources Management Adviser for the Afghan Armed Forces). Kapiten Mecollari per sherbimin e tij eshte dekoruar me disa medalje te vecanta dhe karriere duke perfshire nga Sekretari I Pergjithshem I NATO-s dhe Komandanti i Forcave Tokesore te SHBA. Eshte I martuar me Znj. Mirela Petani dhe ka dy djem, Matthew dhe Samuel.

Pas prezantimit ne nisje te debatit qe ishte krykeput teknik u kerkua ku eshte drita e kuqe ne kete qeshtje qe ka mberthyer palet politike dhe shtetet fqinje.

Nepermjet hartave te pergatituar nga kapiteni u sqarua ne detaj per gjendej si eshte vija kufitare me greqine dhe si do te behet nese gjykata e hages njeh vijen e re te vendosur me 12 milje sipas konventave te detit.per me shume ndiqni kete show te plote ne link. Tviliria…

Trending