
Mardhëniet e mira me Parisin nuk mund të jenë zgjatim i përjetshëm i atleteve Adidas dhuratë për Emanyel Makronin. Presidenti Francez e nxori një vit e ca më parë bllof ramën kur pohoi se nuk ishte faji i vendit të tij që nuk u hapën negociatat për Shqipërinë, por këtë nuk e donin gati gjysma e shteteve anëtare. Këtë herë përgjigjja ka ardhur nga selia diplomatike në Tiranë.
Ambasada franceze ka reaguar më një notë të ashpër proteste ndaj deklaratave të kryeministrit Ramë në emisionin “Open” të së enjtes, ku shefi i qeverisë akuzoi Bashkimin Europian për egoizmin e treguar në mosdhënien e vaksinave për shtetet e ballkanit perendimor. “Nuk është e përshtatshme të sulmosh në këtë mënyrë nominative një vend mik dhe aleat”, thuhej në letrën e protestës dërguar ministrisë sonë të jshtme (lexo linkun poshë)ku gjithashtu hidheshin poshtë edhe pretendimet e kryeministrit se qeveria franceze ka një sasi vaksinash që nuk i përfor dot e megjithatë nuk i jep vendeve që kanë nevojë.
Po si lindi kjo polemikë që fillimisht nxiti përplasjen me ambasadorin e BE në Tiranë Soreca dhe më pas atë të ambasadës franceze.
Sulmet e Ramës ndaj Europës nisën që në 1 Janar, kur kryeministri shqiptar mungesën e bujarisë për vaksinat e quajti “egoizmi dhe cinizmi i frikshëm në kontinentin ku jetojmë”. Që në ditën e parë të vitit, Edi Rama foli për një hendek, që u hap mu në mes të Europës, nga “vendimmarrja absurde, e papranueshme moralisht, e pakuptueshme politikisht dhe e pajustifikueshme edhe logjikisht e Bashkimit Europian”.
Pra duhet parë me kujdes deklarat ku të rëndësishme janë nuancat. Aty rama i ra BE dhe si kundërpërgjigje ia ktheu ambasadori Soreca. Ai u shpreh i habitur nga deklarata e kryeministrit dhe përmendi se BE i ka akorduar Shqipërisë 115 milionë euro për tërmetin, se ka ndarë &0 milionë euro për vaksinimin e vendeve të Ballkanit terendimor, por nguli gjithashtu edhe një kunjë duke pohuar se Shqipëria nuk është e përgatitur dhe nuk ka një plan për fushatën e vaksinimit.I gjendur nën replikën e ashpër të shefit të delegacionit të BE në Tiranë, Rama e ndryshoi qëndrimin. Të enjeten në “Open” përballë gazetarëve ai e drodhi duke thënë se Soreka e kishte keqkuptuar, “pasi kritikat nuk qenë për Komisionin Europian në Bruksel të cilin ambasadori përfaqëson, por me disa vende që egoizmin dhe cinizmin e kanë kthyer në sistem brenda këshillit Europian” Rama shkoi më tej duke marrë si shembull Francën që ka vaksinuar vetëm disa mijra qytetarë të saj ndërkohë që ka siguruar një stok disa fish më të madh, nga i cili mundt ti kishte dhënë 2 mijë apo 5 mijë vaksina vendeve tonë së paku për mjekët.



