
Sot ne mengjes u nda nga jeta ne chicago nje fierak,te gjithe besoj e mbajne mend drejuesin e deges ushtarake ,nje mesoburre i qeshur dhe fjalepak, sidomas fieraket e lagjes 1 maj e kujtojne kete burre per fjalen fisnike qe ai nxirte nga goja.
E pra sot COCOJA jone u nda nga shqiptaret ne chicago ,nje njeri me pak ne diaspore, por nje humbje per te gjithe ne ,pasi shkoj nje njeri qe i degjohej fjala dhe vendimi i tij i drejte.Kjo eshte jeta te gjithe do shkojme ,me thoshte kur shpesh pinim kafene e mengjesit se bashku ,dhe une per ta ngushelluar i recitoja vargjet e Lasgushit:
kush me vrap, kush me kale, kush me hape, kush me ngadale………
Hysni Aliaj jetoj nje kohe te gjate me te gjithe femijet e tij .tre djemte dhe dy vajzat bashke dhe niper e mbesa plot ketu ne chicago,por duke qene nje ish intelektual ,ai edukoje te niperit dhe mbesat, dashurine per shkollen, per librin, dhe frytet e kesaj deshire ,sot niper e mbesa te tij u bene doktore e dentiste, profesore dhe manxhere, qe punojne ne chicago.Dashuria per vendlindjen e tij, Drizare ne Mallakaster u shpreh nepermjet librave me kujtime qe ai la pas,si krijmatri letrare per vendlindjen, per familjen dhe shoket e tij.Por amaneti per tu prehur ne token meme pavarsisht kohes ne kete pandemi do behet realitet duke derguar qe te prehet ne atdhe.Familja do te njoftoje per veprimet e menvoneshme.
Ja njoftimi i familjes ne chicago
Ju njoftojme se sot ne dt 01/23/2021 u nda nga jeta miku yne z Hysni Qamil Aliaj.
Ka lindur ne Drizar te Mallakastres ne 4 Shkurt 1935.
Pas perfundimit te Normales ne Elbasan filloi punen si mesues ne vendlindje.
Pas perfundimit te ushtrise filloi te kontribuoje ne strukturat e ushtrise per 30 vjet si oficer ne detyra te rendesishme ne Divizionin e Fierit.
Krahas punes ka kontribuar si n/kryetar i veteraneve te luftes per rrethin e Fierit.
Per 17 vjet Ai jetoi ne Chicago te Illinoisit.
Semundja e rrende i mori jeten sot duke lene ne pikellim te thelle femijet, mbesat, stermbesat dhe gjithe miqte qe i deshte dhe e donin.
Ne emer te komunitetit shqiptar ne chicago si dhe te sofres fierake i shprehim ngushellime familjes duke i kujtuar si Hysni Aliaj rron perjete ne mendjet dhe zemrat e kujto qe flet shqip me jeten dhe vepren e tij.NGUSHELLIME,,,,,




You must be logged in to post a comment.