Cristiano Ronaldo dhe Georgina Rodriguez janë një prej çifteve më të famshme në botë. Ata ndajnë shpeshherë momente nga jeta e tyre private me ndjekësit e tyre në rrjetet sociale. Së fundmi, dyshja kanë pozuar në tarracën me pamje nga Torino me fëmijët e tyre mes balonave dhe lojërave shumëngjyrëshe, ku duken mjaft të lumtur.

“Pasdite dashurie pas një dite të vështirë. Sot ne festojmë si çdo ditë që e duam shumë ”, mbishkrimi me të cilët modelja shoqëroi fotot.

Çifti duken se e duan marrëzisht njëri-tjetrin dhe këtë gjë ata nuk ngurrojnë që ta shfaqin publiksht për fansat e tyre, duke shkëmbyer zemra apo dedikime dashurie.

“Çdo ditë ne festojmë dashurinë tonë”, thotë modelja. Nga ana tjetër, kampioni i futbollit shkruan: “Një moment i çmuar”.

Vihet re se edhe pse Cristiano Ronaldo është gjatë gjthë kohës i zënë me Juventusin, ai gjen mundësinë që të kalojë sa më shumë kohë që të jetë e mundur me dashuritë e tij, dhe pavarësisht jetës së vrullshme që ka çifti, ata gjithmonë dinë të krijojnë momente për familjen. Fëmijëve të tyre nuk u mungon vëmendja, pasi shpeshehrë shohim se si dyshja u përkushtohet maksimalisht. Mund të themi se e gjithë kjo panoramë lumturie dhe dashurie është kaq e përsorur deri në detaje.https://www.instagram.com/p/CLuQRs0nKcP/embed/captioned/?cr=1&v=13&wp=540&rd=https%3A%2F%2Flapsi.al&rp=%2F2021%2F02%2F26%2Fcfare-ndodh-ne-nje-dite-ne-familjen-e-ronaldos%2F#%7B%22ci%22%3A0%2C%22os%22%3A1264.6350000286475%2C%22ls%22%3A1212.6850000349805%2C%22le%22%3A1261.839999933727%7D

Trending