Këngëtarja Lady Gaga ka ofruar së fundmi një shpërblim prej 500,000 dollarësh për kthimin e dy bulldogëve të saj francezë.

Para pak ditësh qentë e saj u vodhën nga një person i armatosur  i cili plagosi  me armë asistentin e saj në Los Angeles. Asistenti Ryan Fischer ishte  jashtë shtëpisë së tij në Sierra Bonita Avenue  ndërsa ecte me qentë e Gaga-s Koji, Miss Asia dhe Gustav.Policia mbërriti në vendngjarje për të gjetur Fischer të lënduar rëndë.Ryan u dërgua në një spital aty pranë dhe tani thuhet se po shërohet.

Trending