Bashkia e Fierit vijon panderprere punen per rehabilitimin e infrastruktures rrugore te qytetit. Aktualisht, njeri prej fronteve te punes eshte ne rrugen ”Leon Rei”.Prej disa ditesh ne kete rruge vijon puna për ndërtimin e gjithë infrastrukturës sipërfaqësore, asfaltim, ndriçim dhe sinjalistikë.“Rehabilitimi i rrugës “Leon Rei” është një tjetër investim publik që po bëjmë brenda qytetit të Fierit.Falë këtij investimi i kthejmë imazhin urban një prej zonave më të vjetra të qytetit, lehtësojnë komunikimin me Muzeun Historik, gjimnazin “Janaq Kilica” dhe u japim më shumë vlerë disa prej ndërtesave historike të qytetit Fierit” – ka postuar ne facebook kryebashkiaku Subashi, shoqeruar me fotot e meposhtme

Trending