
Kreu i Urgjencës Kombëtare, Skënder Brataj, komentoi në rubrikën “Opinion”, në News24, largimin e mjekut infeksionit, Tritan Kalo, nga Komiteti Teknik i Ekspertëve, si dhe largimin e Najada Çomos për t’u angazhuar me Partinë Socialiste në zgjedhjet e 25 prillit.Sa i takon largimit të Kalos, Brataj tha se ky është një vendim personal i mjekut, por shtoi se i vjen keq, edhe pse sipas tij, Shqipëria nuk ka vetëm atë apo Kalon, por edhe plot profesionistë të tjerë.Ndërsa përfshirjen e Çomos në politikë, Brataj e sheh si diçka pozitive, pasi sipas tij, politika duhet t’iu japë mundësinë profesionistëve, mes të cilëve janë padyshim edhe mjekët.



