Shqipëria ka fituar me rezultatin 1-0 kundër Andorrës dhe e nis mbarë fushatën eliminatore të Botërorit 2022 që do të luhet në Katar. Mjaftoi goli i Lenjanit në minutën e 41-të për të vulosur fatet e takimit. Pritej të ishte një ndeshje e komplikuar për kuqezinjtë, por jo kaq sa rezultoi.

Shqipëria e meritoi plotësisht triumfin, por loja dhe nervozizmi i tepruar lanë shumë për të dëshiruar. Skuadra shpesh ishte konfuze në mënyrën se si e kërkonte golin dhe munguan vertikalizimet e duhura për sulmuesit.
Gjithsesi, në fund kanë rëndësi tri pikët dhe tani shkojmë me një fitore në “xhep” kundër Anglisë, me të cilën do të ndeshemi në të dielën në orën 18:00 në “Air Albania”. “Tre luanët” asfaltuan 5-0 San Marinon, ndërkohë që Polonia dhe Hungaria u ndalën në një barazim 3-3. Shqipëria pas këtyre ndeshjeve renditet e dyta në Grupin I, me 3 pikë, aq sa ka edhe Anglia.
FT: ANDORRË-SHQIPËRI 0-1
Lenjani 41′
“Gol pas 7 vitesh? U ndjeva shumë mirë. Jam krenar që ndihmova shokët e mi për të marrë fitoren. Nuk ishte lojë shumë e mirë. Duhet të analizojmë me kujdes se çfarë mund të bëjmë më mirë për ndeshjen me Anglinë. Shpresoj që të shkruajmë historinë!
Në këtë pozicion ndihem shumë mirë. Trajneri më dha besimin dhe u mundova të bëja sa më mirë dhe nuk më doli keq mendoj.”, tha Lenjani.
“Andorra ishte një ekip agresiv. Kur nuk ke hapësira është e vështira. Kishim disa raste, por ishim të pafat. Morëm 3 pikë dhe do të mendojmë për Anglinë. Do luajmë edhe më mirë para portës dhe të përmirësohemi teknikisht. Me stërvitje dhe ndeshje, mund të përmirësohemi edhe më mirë.
Kisha mundësi, për të shënuar, kishim pak fat para portës. Ato raste disa herë i kam bërë gol. Më mirë t’i shënoj në ndeshjet e tjera ato raste”, u shpreh Kumbulla.
“Më të rëndësishme janë 3 pikët. Fitorja ishte e vështirë, pasi edhe fusha nuk është në nivelet e duhura. Ata janë një ekip agresiv, që mbyllen mirë mbrapa. Luanin me 6 mbrojtës. Jam i lumtur për fitoren, pasi në një fushë të tillë, nuk mund të luash futboll. E filluam me këmbën e mbarë. Këtë kemi diskutuar gjithmonë. Ia arritëm qëllimin dhe presim ndeshjen me Anglinë. Ishte ndeshje e vështirë, sepse ata nuk të linin të luanim. I kishim 1 kundër 1 gjithë kohën. Mënyra më e mirë, ishte të zhvendosesha në krahë për të marrë topin.
Diskutim në dhomat e zhveshjes? Luajtëm vertikal, siç na tha edhe trajneri. Nuk është shumë e thjeshtë me këto ekipe, sepse fusha është sintetike dhe shumë e vogël. e mbylli Bare,,,,
urime kombetares sone ne ndeshjen me Angline



