
Kryeministri Edi Rama dhe Ministrja Manastirliu kanë ndjekur nga afër vaksinimin e edukatoreve të kopshteve dhe çerdheve në Shijak dhe kanë deklaruar se prej ditës së nesërme, nis vaksinimi masiv i popullatës. Në sheshin “Skënderbej” janë bërë përgatitjen e fundit për instalimin e strukturave.
“Jemi duke vijuar punën për të ngritur Qendrën e Vaksinimit masiv në kryeqytet. Kemi ambicien për të kryer më gjithë Shqipërinë mbi 11 mijë vaksinime në ditë, deri në 15 mijë vaksinime. Kemi bërë shpërndarjen e dozave të vaksinës kudo në Shqipëri. Vaksinimin do ta kryejmë përmes mjekut të familjes, do të jetë lajmësi për vendin, datën dhe orën e vaksinimit. Qendra do të hapet nesër dhe të mundësojë kryerjen e 800-1000 vaksinimeve në ditë për të moshuarit. Do të jenë dy ambjente, dy çadra të mëdha të ndara me dhomëza”, njoftoi ministrja Manastirliu.




You must be logged in to post a comment.