
Ambasada amerikane ka reaguar për ndarjen nga jeta të ish-deputetit socialist, kryeministër në vitin 1997, Bashkim Fino. Ai u nda nga jeta pas infektimit me Covid-19. Në reagimin e vetë, ambasada i ka shprehur ngushëllime familjarëve duke shkruar se Fino do të kujtohet për udhëheqjen e qeverisë së Pajtimit Kombëtar përgjatë vitit të vështirë 1997 e gjithashtu për kontributin e tij në proceset ligjbërëse gjatë karrierës së tij të larmishme politike.
Homazhet për Finon nisën rreth orës 12:00 në Pallatin e Kongreseve dhe prezentë ishin figurat kryesore politike në vend. Pasi ka marrë pjesë në homazhet në ndër të ish-kryeministrit Bashkim Fino, kreu i grupit parlamentar të PS-së Taulant Balla është ndalur në një prononcim për mediat. Balla tha se sot Partia Socialiste humbi një mik e kontribuues të veçantë.Pas homazheve, ai do të përcillet sot për në orën 16:00 në varrezat e Sharrës.
Në nder të politikanit socialist Bashkim Fino, kanë nisur homazhet në Pallatin e Kongreseve, të organizuara nga Kryesia e Kuvendit të Shqipërisë.
Homazhet nisën rreth orës 12:00, deri në 16:00. Mes personazheve politike që mbërriti në Pallatin e Kongreseve, ishte kryetari i Kuvendit, Gramoz Ruçi, dhe zëvendëskryeministri Erion Braçe. Fill pas tyre, rreth orës 12: 24, homazheve iu bashkua dhe presidenti Ilir Meta, i shoqëruar nga Edmond Panariti. Mësohet se kryeministri Edi Rama pritet që t’ju bashkohet homazheve në orën 13:00 dhe më pas kryetari i PD-së, Lulzim Basha.



