Nga Kastriot Myftaraj.

Nëse Arian Salaj, roja i qendrës tregtare, i cili vdiq duke shpëtuar jetë njerëzish të rrezikuara nga zjarri është dëshmor i atdheut, atëherë çfarë janë ata zjarrfikës-punonjës të shtetit, të paguar me paratë publike, të cilëve nuk iu përcëllua nga zjarri asnjë fije floku, pasi nuk ndërhynë fare? Me një arsyetim të thjeshtë i bie që këta të fundit të jenë tradhtarë të atdheut.
Në 11 shtator 2001 në Qendrën Ndërkombëtare të Tregtisë në New York u vranë, duke u përpjekur të shpëtonin jetë njerëzish, 412 punonjës të shërbimeve të emergjencës, si Ariani, por edhe 343 zjarrfikës. Këta përbënin rreth një të tretën e të vdekurve në Qendrën Ndërkombëtare të Tregtisë.
Në rastin tonë zjarrfikësit nuk ndërhynë fare me shfajësimin se nuk kishin pajisjet e duhura. E nëse ka qenë vërtet kështu, a nuk duhet të kishin nisur një hetim Policia e Shtetit dhe Prokuroria e Shtetit për të zbuluar se sa para të taksapaguesve të dala nga buxheti i shtetit apo ndihma të ardhura nga partnerët e huaj, Bashkimi Europian dhe SHBA janë shpenzuar për pajisjen e sektorit të zjarrfikësve në Drejtorinë e Emergjencave Publike që tashmë i ka kaluar në varësi Ministrisë së Mbrojtjes?
Arjan Sala nuk është dëshmor i atdheut, dhe ky titull nuk e rrit as nuk e zvogëlon vlerën e aktit të tij. Dëshmorët e atdheut vriten në luftë me armiqtë e atdheut, ku përfshihen të huajt dhe tradhtarët e atdheut. Cilët janë armiqtë e atdheut në rastin e Arian Salajt? Sigurisht jo flakët e zjarrit. Ironia e zezë është se armiqtë e atdheut në këtë rast janë ata pushtetarë që e shpallën Arjan Salajn dëshmor të atdheut, sepse këta kanë vjedhur paratë publike të ndara nga buxheti i shtetit për pajisjen e forcave zjarrfikëse si dhe paratë si ndihma të huaja për këtë qëllim. Këtë krim të tyre ata duan ta mbulojnë duke I dhënë Arian Salajt titullin “Dëshmor i atdheut”.
Shpirti i Arian Salajt dhe i të tjerëve si ai do të gjejë qetësi kur shqiptarët t’ i kapin këta armiq të atdheut, t’ i mbyllin në një depo të madhe sa qendra tregtare ku humbi jetën Ariani dhe t’ I djegin atje me një zjarr të madh të ndezur me letrat e korrupsionit të tyre./Kastriot Myftaraj

Trending