
Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha po zhvillon këtë të martë një takim me naftëtarët. Gjatë fjalës së tij, Basha premtoi se naftëtarët do të marrin paratë që iu takojë. Po ashtu kreu demokrat tha se me qeverisjen e PD do të ketë transparence, teksa theksoi se zyrtarët do të kontrollohen.
“Luftë prej dekadash që është zhvilluar këtu për pasurinë e kësaj toke dhe kanë përfituar një grusht njerëzish. Përmes shfrytëzimit të punës suaj dhe naftës shqiptarev kanë vënë pasuri.Ky problem sigurisht që ka zgjidhje. Problemi i rafinerisë është një problem politik. Është krijuara nga politikanët për të përfituar me një grusht dallaveraxhinjsh. Nuk dua të lë jashtë vëmendjes dhe sakrificën e grave tuaja. Ishte akti i fundit futja e tyre në grevë urie dhe u duku sikur filloi të lëvizte diçka. Ju jeni kaq të forta saqë arritën që me forcën tuaj ta shtynit problemin përpara. Nuk e zgjidhët plotësisht por e shtytë përpara. Një grua e fortë është esenca e forcës së Mallakastrës.
Që këto të zeza të mos përsëriten është kushti që politika të mos i futet kësaj çështje me mendimin çfarë do të përfitojnë. Të vijnë këtu të vetëdijshëm që kjo pasuri e jashtëzakonshme nuk u takon atyre. Gjëja e parë që u premtoj është transparenca. E dyta dhënia fund e pandëshkueshmërisë. Do të ballafaqohen me nivelin më të lartë të kontrollit. Është jo garanci që u jap sot. Dua që kur të vij herën tjetër ta shoh atë portë, t’ju shoh në sy me garancinë e bërë realitet. Ato para do ti merrni si detyrim. Ky është premtimi im, dhe zotohem edhe para taksapagusve asnjë qindarkë nuk do të paguhet nga xhepat e taksapaguesve. Do ua nxjerrim nga do ku i kanë, po të jetë e nevojshme edhe nga hundët atyre që ua kanë vjedhur me të padrejtë”, deklaroi Basha.



