
Këtë të premte dy oficerë të Policisë së Kapitolit në SHBA janë goditur nga një makinë. Si pasojë godina e Kapitolit është izoluar dhe e kanë rrethuar forca të shumta policie. Këta të fundit kanë hapur zjarr ndaj dy personave të dyshuar.
Deri më tani raportohet se dy oficerët e policisë që janë plagosur janë në gjendje kritike për jetën.
Policia e Kapitolit të SHBA (USCP) tha në një deklaratë në Twitter, pak para 13:30 me orën lokale se ata janë “duke iu përgjigjur pikës së hyrjes së automjeteve në Barrikadën e Veriut përgjatë Rrugës së Pavarësisë pas raporteve që dikush përplasi një automjet në dy oficerë të USCP”.
Ndërkohë sipas autoriteteve shoferi qe ka goditur barrerrat ka dale me nje thike per te goditur policet jashte por eshte goditur dhe ka nderruar jete ne spital, ndërsa oficerët e plagosur janë dërguar në spital.




You must be logged in to post a comment.