Kryeministri Edi Rama ka reaguar për herë të parë pas vendimit të marrë nga Gjykata Ndërkombëtare e Arbitrazhit sipas të cilit vendi ynë duhet t’i paguajë 110 milionë euro biznesmenit italian Frencesco Bechetti.Në një postim në Twitter, Rama e konsideron të padrejtë këtë vendim, teksa biznesmenin Francesco Bechetti e quan një individ që kërkohet nga drejtësia shqiptare. Në reagimin e tij, Rama u është përgjigjur edhe Presidentit Ilir Meta dhe Partisë Demokratike, që fajësuan kryeministrin për humbjen e këtij gjyqi.

Gëzimi i Ilir Metës dhe i Lulepartisë për vendimin e padrejtë të arbitrazhit në favor të një individi që kërkohet nga drejtësia shqiptare është sa i neveritshëm, aq dhe i parakohshëm! Shqipëria ka fituar 3 nga 4 gjyqet ndërkombëtare ndaj këtij marifetçiu dhe beteja vazhdon!

Gëzimi sharlatanesk i Presidentit mendjehumbur dhe i partisë që për pushtet po infekton përditë shqiptarët, do të zgjasë pak dhe ata do të humbasin, jo Shqipëria! E cila siç po fiton mbi Armikun e Padukshëm, do të fitojë edhe mbi Marifetçiun e Paskrupullt!”- shkruan Rama në reagimin e tij.

Biznesmeni italian Becchetti kishte kërkuar 650 milionë euro dëmshpërblim, pasi prokuroria shqiptare sekuestroi pronat e biznesmenit italian, përkatësisht televizionin Agon Channel, kryeministri e pati akuzuar publikisht Beçhetin për pastrim parash. ©LAPSI.al

Trending