Ish-ministri i Jashtëm, Ditmir Bushati thotë se është shqetësues fakti i përdorimit të të dhënave personale. Sipas tij, duhet të ketë një hetim administrativ për të zbardhur se cili nga zyrtarët mund t’i kenë nxjerrë këto të dhëna.

Mendoj që duhet të jemi progresistë në vlera, sidomos për mua që militoj në një parti të qendrës së majtë, ku hyn edhe mbrojtja e të dhënave personale. Ka një debat të madh, mirëpo do preferoj që të gjithë të ishim të shqetësuar. Më vjen keq që nuk ka nisur asnjë hetim administrativ.

Trending