Jakov Xoxa – 15 prill 1923!

Kushdo që ka lexuar romanin “Lumi i Vdekur” e njeh mirë lidhjen e ngushtë të autorit, Jakov Xoxa me Fierin dhe Myzeqenë.

Jakov Xoxa është padyshim një ndër emrat më përfaqësues të letërsisë shqiptare të shekullit të XX-të. Kryevepra e tij, “Lumi i vdekur” është vlerësuar nga kritika si një nga monumentet gjuhësore të shqipes, ndërkohë që pjesë të shkëputura të saj kanë qenë ndër vite pjesë e antologjive, librave të letërsisë në shkolla. Vepra dhe trashëgimia e tij letrare vijon të ribotohet edhe sot, duke patur të njëjtën mbështetje dhe ndjekës letrarë. Për punën në fushën e gazetarisë, aktivitetin letrar dhe ligjërimin e teorisë së letërsisë në Universitetin e Tiranës, Jakov Xoxa është nderuar me shumë çmime, urdhra dhe medalje. Ai mban gjithashtu urdhrin: “Nderi i Kombit”.
Emrin e tij e mbajnë sot në Fier: Shkolla Artistike dhe një nga bulevardet kryesorë të qytetit.

Personalitete që lënë gjurmë!

Armando Subashi kryetar i bashkise Fier.

Trending