Gazetari investigativ, Artan Hoxha, ka nxjerrë në dritë sot një tjetër skandal që komprometon rëndë procesin zgjedhor të 25 prillit. Në një material audio që gazetari ka publikuar në faqen e tij në facebook, shpaloset qartë se si administrata shtetërore po përdor procesin e legalizimeve në funksion të fushatës elektorale të Partisë Socialiste.

Sikur të mos mjaftonte skandali i “patronazhistëve”, ku tashmë ka dalë në dritë abuzimi i të dhënave personale të qytetarëve dhe përdorimi i njerëzve të administratës publike në fushatë dhe intimidimin e votuesve, në audion (e plotë më poshtë) që Hoxha ka nxjerrë, kreu i Agjensisë Shtetërore të Kadastrës, Artan Lame, dëgjohet se si udhëzon punonjësit e tij të mbajnë peng rreth 100 mijë legalizime për të mos krijuar pakënaqësi që mund të dëmtojnë PS në zgjedhje. Ndonëse këto ndërtime nuk do të legalizohen, Lame porosit që kjo të mos u thuhet qytetarëve të interesuar pasi mund të kalojnë me kundërshtarët në zgjedhje.

Eshtë e habitshme që edhe një drejtues si Lame, që e paraqet veten si një funksionar që respekton shtetin dhe ligjin, ka përfunduar si një patronazhist i rëndomtë.

Nuk është çudi që edhe pas këtij skandali, SPAK të nisë hetimet jo për krimin e denoncuar por për të gjetur burimin e gazetarit. Denoncimi i Artan Hoxhës, është i qartë dhe prokuroria është përsëri përpara zgjedhjes për të vepruar si mbrojtëse e ligjit dhe interesit publik apo si vegël e Rilindjes.

Sa me shume afrohet 25 prilli, aq me e eger dhe e paskrupullt behet fushata zgjedhore…Me nje fjale, nga shitja e sapunit për djath, kemi evoluar në shitjen e sapunit për kaçkavall, po nga ai francezi ama.Ndersa humbim kohe me “patronazhistet” e partise, “patronazhistet” e vertete të qeverise, po bejne kerdine…Me poshte keni nje rregjistrim audio, sesi nje nga agjensite me te rendesishme qeveritare, Agjensia Shteterore e Kadastres, instruktohet qartesisht sesi duhet ti manipuloje, mashtroje, apo mbaje me shprese të kote, pronaret e afro 100 mije ndertimeve pa leje, të cilet kane aplikuar për legalizim.Direktiva eshte e qarte, “nese u themi qe nuk legalizohen shtepite tuaja, i kemi hedhur direkt mish për top per kundershtarin”…Prandaj duhet ti mbajme varur…Me nje llogari te thjeshte, 100 mije ndertime pa leje, jane minimalisht dy vota per shtepi, ose 200 mije vota në kuti, gati me shume se 20 mandate në parlamentin e ardhshem.Prandaj popull qendroni vigjilent deri të dielen…https://www.facebook.com/100000830338157/videos/3823830617654578/

Trending