Nga Perparim Kabo
Do shpetojme nga ky sulm…ne cdo stacion televiziv…te punesuarit atje ngrene cerdhen e pritjes ku vene politikanet, kandidate per deputet, kryetar partish analist politik, provokatorgjithfaresh me pagese…hamendes …dhe ata qe shohin filxhanin…Mandej kronika portalesh ne kohe reale se cfare ndodh ne nje qender votimi…ku derdhet gjaku ku ‘mbrohet demokracia’ vijohet me sulme per te depersonalizuar kundershtarin politik …Me dy fjale ndryshe, ngrihet stuhia mediatike se kush e ka shitur atdheun si tradhetar dhe kush jo…kush i ka fikur dritat e shpreses dhe kush po sheh si po ngrihet drita e te ardhmes …E gjitha kjo zhurme ne spote publicitare aq sa nje i perjetshem ne politik u drejtohet njerezve qe me te… ata do te mund te zbulojne gjenialitetin e tyre…besoni thote ai….Nuk mbaron ketu ….ne ekrane shfaqen modelet e nje matematike a la shqiptarce numurash….vertikal dhe horizontal…ai vertikal ka dhe simbol ai horizontal eshte pa emer dhe mbiemer por ti voto numrin….bjeri ti bijem…vere shenjen e miratimit se ne fund e zgjidhin marifetcinjte partiak…E gjitha kjo kohe mediatike si nje sherbese ndaj politikes partiake….nje shitje me shumice emocionesh dhe ndjeshmerish propagandistike te nje audience te zene ne kurth…Kjo gjendje depresive po deformon njeriun …po cakardise interesat po prish shijet po injoron personalitetin po i heq jetes njerezore gezimin…Shoh BBC Tele 5 Rai 1 CNN…apo stacione te tjera ku ka edhe programe lajmesh …debate ne studio…por me mase…Pas tyre ka kulture ka shkence ka natyre ka liber ka art ka kujtese ka histori ka monetarizem ka etnologji historike ka shoqeri civile ka arkeologji ka edukim ka ekologji ka kuice me kulture dhe defrime…Ndersa tek ne jo…Mengjesi me politik dreke me politike me dy pjata te pare te dyte…pasdite nje vafte i lehte politike…ne darke ushqim politik i rende dhe ne oret e vone nje qetesues politik ….edhe 3 dite…po me tej…Ah nje jave postzgjedhje…kush fitoi pse fitoi pse nuk fitoi pse humbi a humbi jo po nuk humbi…po tani po partia..dhe vijne fallxhoret e studjove…mandej ata qe thone e thash…iken java e mbrin rrethi ne katror….imagjinata….pra ne gji te nates…Keshtu me vite keshtu me dhjetvjecare..Njerez iken jeta juaj duke pritur ….fatalitet…
Pkabo 21 prill 2021

Trending