
Kryetari i bashkisë së Tiranë, Erion Veliaj ka dalë në një konferencë për shtyp pas mbylljes së procesit të votimit për zgjedhjet e përgjithshme parlamentare. Paralelisht me kreun e Partisë Demokratike, edhe Veliaj ka shpallur fitoren e Partisë Socialiste. Sipas tij të gjitha exit poll-et e nxjerrin PS-në fituese. Gjithashtu, Veliaj shtoi se projeksionet e PS, si në Tiranë ashtu edhe në gjithë Shqipërinë, janë më shumë se 72 mandate.
“Shokë, faleminderit shumë, faleminderit shumë. Ka qenë një ditë frymëdhënëse. Ka qenë një ditë e gjatë. Mezi pres ta çoj deri në fund procesin e numërimit. Të gjitha sondazhet na kanë nxjerrë fitues me 71 mandate.” thotë Veliaj.




You must be logged in to post a comment.