Pavaresisht se kampet politike jane te ngarkuara emocionalisht qytetaret e te gjitha bindjeve duhet te qetesohen dhe te vezhgojne me kujdes analizen paszgjedhore per zgjedhjet dhe pse dyshoj se veshtire te kete nje te tille te pakten perpara qytetareve qe i votojne.

Mbeshtetesit e PD-s duhet te kerkojne llogari dhe duhet ti jepet llogari nepermjet strukturave perkatese se ku gabuan,cfare duhet te rregullojne dhe cfare do te behet me fatin e kesaj partie nepermjet fatit te lidershipit te Partise. Cfare vote ishte ajo qe morren?Vote pro tyre apo kundra qeverisjes?Kush eshte elektorati i tyre tradicional dhe si do te mbahet ky elektorat?A duhet te ndryshoj lidershipi i kesaj partie?

Mbeshtetesit e PS edhe pse partia e tyre doli fitimtare duhet te degjojne gjithashtu nje analize te subjektit qe mbeshteten. Vertete vota e marre ishte mbeshtetje per ata apo nje vote qe u drejtua tek ata per shkak te mungeses se alternatives se besueshme nga PD ?A ishte kjo vote suksesi apo e imponuar per shkak te avantazheve qe ka nje parti ne pushtet? Pse kaq arrogance dhe tallje e panevojshme gjate fushates dhe me gjere?Edhe fitimtaret analizojne dhe duhet te analizojne.

Megjithe rendesine e te dyja veprimeve me larte te cilat varen nga vullneti partive politike ne qytetareve votues nuk na ndalon askush te analizojme selljen tone perkundrejt votes dhe kendveshtrimin tone te te zgjedhurit te te mbeshtetureve tane.
Kjo mund te behet duke ju dhene pergjigje disa pyetjeve me karakter shoqeror si p.sh.: perse ne si votues kemi shume pak interes per alternativat e reja politike megjithese e artikulojme shpesh nevojen per te dal jashte ofertave politike qe kane dhene dy partite me te medha politike ne vend? Perse nuk votojme individin me integritet por cfare na serviret nen nostalgjine e sigles? Perse jemi tifoz politik dhe jo votues ideologjik ?Perse ende pas kaq vitesh pranojme te na e blejne voten? Perse sondazhet tek ne deshtojne? Perse shfaqim rezistence ne qarkullimin e elitave politike? Perse dy partite e medha na imponohen jo me alternativa por pragmatizma dhe ne i pranojme ne pozicionime stoike?

Nuk ju perkas atyre qe mendojne se populli shqiptar nuk meriton ose nuk eshte gati per demokraci. NE VEND TE KESAJ UNE BESOJ SE SHQIPTARET KANE SJELLJE ELEKTORALE DEMOKRATIKE NE ZGJEDHJE QE JU OFROHEN JO ME STANDARTE DEMOKRATIKE. Pra jemi nje popull i duruar deri ne absurd dhe i papermbushur nga genjeshtrat politike deri ne dhimbje.

Derisa ti identifikojme keto shkaqe qe jane komplekse per mendimin tim ne si qytetare duhet te kembengulim per nje parashtrim shoqeror mbarekombetar i cili te sherbej si burim idesh,analize dhe verejtjesh per te vetekuptuar se cfare eshte demokracia,loja e saj me pushtetet dhe rendesia e te votuarit ne nje sistem perfaqesues.Te vetekuptuarit eshte proces vete ndergjegjesues nepermjet arsyetimit dhe si i tille eshte rezistues nga nderhyrja e faktoreve te jashtem cndergjegjesues pra manipulimi i arsyes veshtire te ndodh ne kete rast. Kesisoj qenia e ndergjegjesuar nuk sillet dhe drejtohet si vegel.

Pra, ne kemi nevoje te vetekuptojme veten dhe te konvergjojme interesat tona shoqerore nepermjet ketij procesi te vetekuptuari dhe vetem paskesaj do te mund ti imponohemi pushtetit qe te punoj per shumatoren e interesave tona qytetare pa u sjell si vegel e partive por si zoterues te fuqise per ti dhene pushtet nepermjet perfaqesimit.

M.Kola@27 Prill, 2021

Trending