
Kryetari i KQZ-së Ilirjan Celibashi, ka deklaruar se cenimi i votës së çdo kandidati do të ketë për pasojë, sanksion penal, me një dënim prej shtatë vjet burgim.
Celibashi thekson se KQZ disponon pamjet filmike të vlerësimit e çdo vote, të bërë në fazën e nxjerrjes së rezultatit për partitë dhe koalicionet.
“Cenimi i votës së çdo kandidati do të ketë si pasojë sanksion penal deri në 7 vite burgim, për këdo nga numëruesit apo komisionerët e përfshirë. KQZ disponon pamjet filmike të vlerësimit e çdo vote, të bërë në fazën e nxjerrjes së rezultatit për partitë dhe koalicionet”, – deklaroi Celibashi.




You must be logged in to post a comment.