Ik Lul, humbësi nuk është viktimë!

Nga: Ilir Levonja

 A duhet të dorëhiqet Lulzim Basha? Pa asnjë diskutim që po. Në mes është një nga standartet sa i munguar aq edhe i domosdoshëm në demokracinë shqiptare. Pikë së pari është një akt personal individual që ka sjellë kaq shtrëmbërim të vullnetit të popullit. Lufta e gjakut në Amerikë zgjati katër vjet, 1861-1865. Ai që i dha fund quhej Abraham Linkoln, ose presidenti i 16-të i Shteteve të Bashkuara. Duke ndjerë popullaritetin e madh të tij, Partia Republikane i ofroi kandidimin për një mandat të tretë, pasi Kushtetuta e vendit e lejonte, por ai nuk pranoi. Madje ishte pikërisht ai i cili hodhi idenë e kufizimit të mandatit presidencial.

Dhe kjo gjë u bë e mundur me Franklin Rusvelt. Pra dorëheqja dhe kufizimi i mandatit është një akt civil individual që e ka të domosdoshëm vendi për t’ua lënë si standart fëmijëve. Nuk është fundi i botës të hapësh krahun, por e kundërta. Tek ne është krijuar një mjedis politik gati shfarosës për të mbrojtur njëshin nga ”armiqtë” brenda të së njëjtës prirje politike, por me mendime të ndryshme. Mos harroni se jemi një komb që kemi histori të hidhur me mendimin ndryshe.

Kemi vrarë dhe persekutuar njëri tjetrin. Nga kjo epokë zie, u bënë tashmë postulat fjalët e një vajze shqiptare e cila nga tavolina e një gjyqi publik, u thoshte motrave dhe vëllezërve të një gjaku se, fakti që mendonte ndryshe, nuk do të thoshte se e donte atdheun më pak se ata. Kjo ishte Musine Kokalari, dëshmia apo fytyra për turp e jona.  Nuk bëhet më fjalë se cili iks, ish pd-ist e kërkon atë.

Se vërtetë është e neveritshme të shohësh një ish president demokrat që kërcën vendit si dreqi, që vrapon i pari të kërkoj dorëheqjen e Lulzim Bashës, jo pse nuk fitoi zgjedhjet, por sepse nuk e kishte emrin e tij si kandidat për deputet. Eshtë vërtetë e neveritshme që një president pa nam e nishan nuk u pa asgjëkundi gjatë fushatës, se, normale mendësia e vlerave të padiskutueshme në parti, hatërmbetja etj., sot kërcen si kokoshkat kundër Bashës.

Në presidencën e tij do mbahet mend për luftën e hapur karshi një poeti modern kombëtar, që shkonte në Vatikan si përfaqësues i shtetit. Mirëpo presidenti i shërbente klanit imun të oligarkëve në emërime e ç’emërime, jo trashëgimisë shtetare. Është e neveritshme të shohësh një kastë karrikethyerish që shpikën opozitën kundër opozitës. Mbetën studiove duke kritikuar Bashën, jo atë që qeveriste, madje kanë votuar kundër demokratëve.null

Po, po pikërisht për inat të Bashës, sot kërkojnë ikjen e tij. Një opozitë që brejti votat e të djathtës dhe sot morën si dhuratë hallatet e Ramës. Shumë nga ju sot me të drejtë pyesin, kujt t’i besojmë Rudinës, vajzës së heroit të demokracisë, që na doli me parti më vete?. Ashtu sikur shumë nga ju ndjeni dhimbje se përse duhet të iki kur ka marrë më shumë vota nga zgjedhjet e fundit. Eshtë e thjeshtë, nuk ka fituar. Dhe si i tillë duhet të hapi krahun. Bizarriteti i këtyre zgjedhjeve fillon që me formulën e herësit ku vota popullore nuk të bën deputet deri në trefishin e saj.

Trending