‘Zgjedhjet janë trukuar, PD disponon një dosje që…’ Gjekmarkaj: Ja faji i vetëm i Bashës

Kandidati për deputet i Partisë Demokratike, Agron Gjekmarkaj, i cili rezultoi fitues në këto zgjedhje në Qarkun e Lezhës, në një intervistë në studion e lajmeve në ‘News 24’, komentoi rezultatin e zgjedhjeve, fushatën elektorale dhe veprimet që do të ndërmarrë PD në të ardhmen.

Gjekmarkaj tha se zgjedhjet janë trukuar, e për këtë, tha se PD disponon prova të mbledhura të gjitha në një dosje.Kandidati për deputet theksoi se faji i opozitës në përgjithësi dhe liderit të saj Lulzim Basha në veçanti, ishte që menduan se zgjedhjet do të fitoheshin në mënyrë demokratike, në një kohë ku sipas tij, qeveria i ka të gjitha pushtet.Ai u ndal ndër të tjera edhe tek aleatët dhe tha se në qarqe të caktuara PD duhej të tregohej më cinike.

Trending