Ish-kryeministri Pandeli Majko mbeti jashtë parlamentit të ardhshëm pasi kjo forcë mori vetëm 18 mandate në Tiranë dhe ai renditej i 19-i. Në një reagim të parë pas shpalljes së rezultatit. Majko thotë se nuk ka bërë fushatë personale dhe se ishte i bindur që do të ishte pjesë e parlamentit pa iu dashur të thyente herësin.

“Sistemi elektoral është ky që kemi pranuar. Përvoja më ka mësuar se duhet të jesh i gatshëm të shohësh atë që ekziston. Isha i bindur se do ti fitonim 19 mandate në Tiranë. Ndaj fushatën për numrin tim personal 19 e kalova në plan të dytë. Edhe për këtë arsye, rezultati nuk është një përrallë që e mposht me logjikë” – shkruan Majko që në asnjë rresht nuk e përmend Edi Ramën.

Gjithsesi nuk mungon një kunj për kreun e mazhorancës.

“Sic do të thoshte im atë ndjesë pastë,… “19-ta kërkon leje për tu ulur në aeroport!” Ju jam mirënjohës që më bëtë ky që jam. Shpresoj tu kem dhënë “everything”! Mirupafshim!” – e mbyll Majko.

Kujtojmë që Rama tha në fushatë se PS i kishte dhënë “everything” (gjithçka) Majkos dhe se ai duhet që tashmë ta justifikonte këtë duke mbledhur vota”. Majko ka publikuar edhe një foto të hershme të tij përpara selisë së PS si për t’i treguar Ramës se ka qenë më përpara tij në atë seli. ©LAPSI.al

Trending