Nesër, në orën 11:00, do të zhvillohet mbledhja e parë e Komisionit të posaçëm Hetimor parlamentar “Për hetimin e shkeljeve të rënda kushtetuese nga Presidenti i Republikës së Shqipërisë”. Kujtojmë se sot Parlamenti me 97 vota pro, 6 kundër dhe 1 abstenim i dha dritën jeshile ngritjes të komisionit hetimor për presidentin Meta. Ky komision ngarkohet që brenda 3 javëve, të argumentojë përmes një raporti të gjitha pretendimet se kreu shtetit me përfshirjen në fushatë elektorale shkeli kushtetutën.

Trending