Caroline Crouch, është nëna e re që ka tronditur opinionin grek, pasi u mbyt në sy të fëmijës 11 muajsh, nga hajdutët që hynë në banesën e saj. Grupi i hajdutëve lidhën të shoqin me litar e më pas vodhën më shumë se 30 mijë euro dhe stoli. Sipas mediave greke dyshohet një grup i organizuar kriminal, pjesë e të cilëve janë edhe shqiptarë qëndron pas vrasjes makabre. Grupi kriminal besohet ta ketë bazën në zonën perëndimore të Athinës dhe është përgjegjës për një seri grabitjesh të dhunshme, ku viktimat kanë qene subjekt i rrahjeve, torturave dhe shpesh janë lidhur me litarë.

“Policia ka grumbulluar informacione të mjaftueshme dhe tani, një sërë efektivësh janë nëpër rrugë, në kërkim të autorëve. Shpresoj që të gjithë ata që kanë informacione të mos hezitojnë për t’i ndarë me ne”.

Policia ka ofruar 300 mijë euro shpërblim për ata që do të ofrojnë informacione mbi autorët e ngjarjes së ndodhur ne periferi të Athinës.

Trending