Komisioni i Ankimeve dhe Sanksioneve pas një mbledhje të gjatë dhe debatesh me përfaqësuesit ligjorë të PD dhe Lsi,  kërkoi këtë të premten më tepër kohë për shqyrtimin e provave të paraqitura nga subjektet zgjedhore,  për shpalljen të pavlefshme të zgjedhjeve në qarkun Berat.

KAS gjithashtu njoftoi se po vlerëson mundësinë e sigurimit të provave shtesë, të cilat i cilëson si “të domosdoshme për të vlerësuar drejt kërkesat e subjekteve ankuese”.Vendimi, do të merret ditën e shtunën, më datë 15 maj në orën 10.00, pas administrimit të provave.

Trending