Nga Skender Karaciqa

Presidenti i Çekisë Zeman nuk e di historinë e Ballkanit,Populli Shqiptar kurrë nuk e ka njohur Serbinë e as Jugosllavinë(1912-1999) për shtetin e vet…!
Në vitin 1999 shqiptarët dhe Kosova janë ndarë njëherë e përgjithmonë me Serbinë!Rrethanat e reja historike të integrimeve të popujve me etninë e vet kombëtare(shqiptarët dhe Kosova)do të bëhen pjesë e Evropës së Bashkuar!
Presidenti i Çekisë mund të kërkojë falje Serbisë për bombardimet e Aleancës Ushtarake NATO,por nuk mund të falë askush krimet deri në shkallë të gjenocidit, që pati bërë regjimi fashist i Beogradit me kryekriminelin dhe kasapin e Ballkanit S.Millosheviq ndaj popullit shqiptar dhe për tokën e djegur të Kosovës(!).
Për propagandën anti Evropë dhe anti-NATO që po sajohen në Beograd nën drejtimin e presidentit serb Aleksandër Vuçiç,duhet që Brukseli zyrtar të ndalë makinerinë dhe diplomacinë e njohur (vraj natën e qaj ditën)të Serbisë ndaj popujve jo serb dhe ndaj popullit shqiptarë të Kosovës në skenarët shfarosës deri në substancë të logjistikës ushtarako-policore dhe paramilitare të Serbisë fashiste të S.Millosheviq(!).
Për një kafe dhe një buzëqeshje,,diplomatike,,të Serbisë,presidenti i Çekisë Zeman bëri gafe dhe qendrim prej sharllatani,kur e kur,bëhet fjalë për shtetin e lirë dhe sovran të Kosovës…!
Çikago,19 maj 2021






You must be logged in to post a comment.